Të flini të ndarë bën mirë për marrëdhënien në çift

Life style

Të flini të ndarë bën mirë për marrëdhënien në çift

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Një çift duhet të bëjë gjithçka që i lejon ata të ndihen mirë. Nuk ka stereotipe, nuk ka rregulla, secili prej nesh ka nevojat e veta, e rëndësishme është që ata të dy të jenë të lumtur dhe të kënaqur.

Shumë çifte në të vërtetë flenë të ndarë, për arsye të ndryshme dhe kjo nuk do të thotë që duhet të ketë një krizë. Ndoshta çifti ka fëmijë të vegjël, të cilët qajnë natën, babait i duhet të flejë që të nesërmen të shkojë në punë dhe pastaj nëna të lëvizë me fëmijët në një dhomë tjetër. Në realitet ky është një gjest i dashurisë.

Padyshim që gjumi së bashku ka përfitimet e tij, çifti përqafohet, përkëdhelet, nuhat njëri-tjetrin, një gjest intim që krijon intimitet dhe lumturi. Për më tepër, një studim tjetër arriti të tregojë se gjumi lakuriq është i mirë për shëndetin tuaj. Kështu që nuk keni më arsye për të mos e bërë atë nëse nuk prisni fëmijë. Ky studim shkencor ka nxjerrë në dritë një arsye tjetër themelore pse është më mirë të mos ndani një shtrat.

Pse është mirë që çifti të fle veç e veç?

Gjumi i qetë është thelbësor për mirëqenien tonë psikofizike. Cilado qoftë arsyeja që na pengon të flemë mirë, duhet gjetur një zgjidhje. Për partnerët që vuajnë nga të ftohtit sepse batanija u është vjedhur, gjendet një zgjidhje, nëse arsyet janë të një natyre tjetër, për shembull partneri gërhet dhe ato nuk mund të zgjidhen në asnjë mënyrë, më mirë zgjidhni dhoma të ndara dhe jeta juaj si çift do t’ju falënderojë.

Fakti i të fjeturit larg nuk përkon me një krizë në çift, por përkundrazi sjell lumturi.

Arsyet kryesore që qëndrojnë në themel të braktisjes së shtratit martesor:

Partner që gërhet (26%)

Partner i cili pushton hapësirën e tjetrit (19%)

Partnerë që shikojnë TV, celular ose PC vonë dhe shqetësojnë gjumin (11%)

Partnerë që ndryshojnë pozicion shumë shpesh (6%),

Partner tepër i dashur i cili duke përqafuar tjetrin e mbyt atë ose e bën të ndihet jo rehat (4%)

Partneri që shkelmon ndërsa fle (3%).

Në rast se partneri fle keq, ndarja në dhoma e bën atë më të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat