Testi që zbulon hemisferën tuaj dominuese…

Life style

Testi që zbulon hemisferën tuaj dominuese…

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:16
Ilustrim

Ju sigurisht keni dëgjuar për hemisferën e djathtë dhe të majtë, e para më e orientuar në perceptimin global të stimujve, e dyta më e specializuar në perceptimin analitik. Dy hemisfera që pavarësisht se janë të ndryshëm, komunikojnë vazhdimisht me njëra-tjetrën duke shkëmbyer informacione të vlefshme. Megjithëse përdoren të dyja në varësi të rrethanave, besohet se tek secili prej nesh njëra prej të dyjave është më dominante se tjetra.

Për këtë gjë është realizuar edhe testi i mëposhtëm me imazhin e një kafshe të dyfishtë. Cila është ajo që dalluat të parën? Rosë apo zog? Më poshtë janë profilet përkatëse.

Nëse keni parë zogun

Nëse keni parë zogun të parin, kjo do të thotë që hemisfera juaj e majtë është më aktive se ajo e djathtë. Pra, ju keni një mendje më analitike, ju jeni një person që priret të jetë i vendosur dhe i organizuar, logjik dhe me një qasje objektive ndaj jetës. Ju mund të keni disa vështirësi në marrjen e vendimeve të rëndësishme sepse keni tendencë të analizoni çdo aspekt. Ju vështirë se ndryshoni mendje dhe keni tendencë të mos dëgjoni shumë mendimet e të tjerëve, edhe kur është e përshtatshme ta bëni këtë. Ju jeni gjithashtu preciz, racional, i organizuar, realist.

Nëse keni parë një rosë

Hemisfera juaj e djathtë, ajo më e lidhur me krijimtarinë, është më e zhvilluar. Keni shumë ide super-inovative, mbështeteni shumë te intuita edhe në zgjidhjen e problemeve. Kur i vendosni vetes një qëllim, ajo që ju stimulon më shumë është aventura sesa arritja e qëllimit. Ju pëlqen të humbni në një botë ëndrrash iluzive, por duhet të mësoni të ktheheni më shpesh me këmbët tuaja në tokë. Ju mund të jeni një person që ka tendencë të jetë impulsiv dhe spontan, emocional, krijues, intuitiv dhe sigurisht që ju pëlqen të ëndërroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat