“Më ftoi në shtëpi dhe kryem marrëdhënie”, djali i shqetësuar i shkruan psikologes, ja pyetja që e mundon

Life style

“Më ftoi në shtëpi dhe kryem marrëdhënie”, djali i shqetësuar i shkruan psikologes, ja pyetja që e mundon

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 10:33
Ilustrim

Një djalë i ri i ka shkruar psikologes së The Sun se një fqinje e tij, me të cilën nuk kishte shumë kohë që njihej, e ka ftuar për të kryer marrëdhënie seksuale, por tani ai ka një mendim që e shqetëson.

E gjitha lidhet me pandeminë. Teksa rrëfen se të dy janë beqarë, por ajo ka dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme, djali thotë se pyetja që i rri në kokë është “a i kemi thyer ne rregullat e izolimit?”

Rrëfimi:

“E dashur Deidre, kam shkuar me një shoqe e cila më ftoi vetë për të kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e saj. Nuk mund ta përshkruaj sa mirë u ndieva, por jam i shqetësuar se a i kemi thyer rregullat e izolimit?

Unë u habita kur ajo më ftoi dhe më pyeti nëse donte të bëja seks me të. Ajo është 29 vjeç, unë jam 32-vjeç dhe shpesh takohemi për një shëtitje.

Ne kemi bërë seks disa herë deri më tani, por ajo thotë se duhet të jemi të matur pasi ka dy fëmijë, kështu që ne mund të takohemi vetëm kur ata janë tek babai i tyre. Ajo që dua të pyes është nëse kemi thyer rregullat e koronavirusit. Dhe a do të ndikojë marrëdhënia seksuale në miqësinë tonë? Unë i kam thënë se shpresoja se nuk do të ndodhte kështu. Të dy jemi beqarë. A mund të çojë kjo në një marrëdhënie mes nesh?”

Përgjigja e Deidre: Le ta nisim me rregullat e koronavirusit. Nuk ka asnjë mënyrë që të mund të bëni seks duke mbajtur distancim social, kështu që gjithçka do jetë brenda rregullave vetëm nëse ju nisni një lidhje dhe të jetoni bashkë.

Por kjo do të thoshte se do të llogarisësh bërjen pjesë në familjen e vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat