Nëse nuk doni ta ofendoni një person, nuk duhet t’i drejtoni kurrë këto pyetje!

Life style

Nëse nuk doni ta ofendoni një person, nuk duhet t’i drejtoni kurrë këto pyetje!

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:11
Ilustrim

Edhe nëse e konsideroni veten si njeriun më të sjellshëm në botë, shanset janë të larta që të gaboni ndonjëherë gjatë një bisede me njerëzit. Shpesh pavetëdije ne bëjmë pyetje që në thelb mund të duken të drejta, por në fakt nuk duhen drejtuar kurrë një personi.

Njëra nga pyetjet më të zakonshme që ne bëjmë është “Pse dukesh i/lodhur?”. Edhe nëse qëllimi juaj është i mirë, bëni gabim serioz nëse i bëni dikujt këtë pyetje. Ndoshta personi që keni përballë mund të ketë ndonjë sëmundje që nuk dëshiron ta ndajë me ju, apo ndonjë problem tjetër personal. Kjo pyetje është shumë e pavend dhe mund të duket sikur po studioni pamjen e jashtme të një personi.

Gjithashtu nuk duhet ta pyesni kurrë një çift kur do të martohen, sepse jo çdokush planifikon ta bëjë këtë gjë dhe nuk janë të detyruar të kurorëzohen edhe nëse janë në një lidhje. Po njësoj është e  gabuar të pyesni dikë se kur do të bëjë një fëmijë, sepse kjo mund t’i shkaktojë dhimbje apo ta trishtojë atë. Kjo mund të duket si një pyetje e thjeshtë, por në fakt nuk është kështu, sepse ju nuk e dini asnjëherë se çfarë problemesh mund të ketë personi tjetër.

“Pse je beqar/e akoma?”. Nëse i bëni dikujt këtë pyetje, ai/ajo mund të ndihet keq, sepse jo çdokush është i lumtur me statusin e  tij. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojmë zgjedhjet e tjetrit, sepse askush nuk ka nevojë për prezencën e një partneri në jetë për t’u ndjerë i plotësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat