Ky veprim e përmirëson humorin tuaj si me magji

Life style

Ky veprim e përmirëson humorin tuaj si me magji

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:05
Foto Ilustrim

Studimet tregojnë se rreth 75% e emocioneve tona ndikohen nga aroma. Kështu aroma ndikon në mënyrë të menjëhershme në humorin tonë. Prandaj nëse nuk jeni në humor, mjafton të nuhasni parfumin tuaj të preferuar. Ajo që ndodh realisht është diçka e tillë: Kur nuhasim një aromë, ajo stimulon sistemin limfatik, qendrën e kontrollit emocional të trurit, ku frika, emocioni dhe gëzimi kanë origjinën.

“Kur lidhesh me një aromë, sepse të kujton një periudhë që ke qenë e lumtur, truri çliron skorotoninën, që është përgjegjëse për përmirësimin e humorit”, -thotë Profesor Tim Jacob, neurolog nga Cardiff University.

“Sistemi limfatik kontrollon edhe rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe sistemin nervor, kështu që disa aroma të caktuara kanë gjithashtu edhe efekt fizik.”

Nëse nuhasni parfumin tuaj të preferuar, ai ju ndikon menjëherë në humor duke rritur ndjesinë e kënaqësisë, nivelin e energjisë dhe duke reduktuar stresin. Mbajeni gjithmonë shishen e parfumit me vete dhe mjafton ta nuhasni sa herë s’jeni në humor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat