Seksi e përmirëson kujtesën

Life style

Seksi e përmirëson kujtesën

Nga: D.B. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:19
Foto Ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar se seksi mund ta përmirësojë performancën e njerëzve në teste të memories afatshkurtër.

Ky studim i konfirmon studimet e mëhershme të cilat kishin sugjeruar se seksi mund ta përmirësojë funksionin kognitiv përmes shumë mënyrave.

Memoria e njerëzve është e papërsosur.Truri jon mund të krijojë kujtime të rrejshme, dhe sa më shumë që plakemi aq më vështirë e kemi t’i mbajmë gjërat në mend.

Normalisht neve nuk na duket kjo ndonjë gjë e madhe derisa shndërrohet në diçka serioze – p.sh. zhvillojmë sëmundje truri si Alzheimeri.

Duke marrë parasysh se memoria është një prej pjesëve më të rëndësishme të trupit të njeriut, shkencëtarët vazhdimisht bëjnë hulumtime për përmirësimin e saj.

Sipas hulumtimeve të reja, rezulton se seksi mund të jetë një nga mënyrat se si mund ta ngadalësoni procesin e humbjes së memoris -citoi Telegrafi.

Rezultatet kanë treguar se aq më i shpeshtë që është aktiviteti seksual, duke përfshirë puthjet dhe afërsinë emocionale, aq më e mirë është memoria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat