Përse nuk duhet t’i krihni flokët e lagura?

Life style

Përse nuk duhet t’i krihni flokët e lagura?

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:18
Foto Ilustrim

Nëse i krihni flokët e lagura, atëherë ato shtrihen, thyhen dhe hollohen.

Kjo shprehet negativisht në dukjen e tyre: vëllimi zvogëlohet, shfaqen skaje të ndara, xhufkat dalin në të gjitha anët por jo aty ku duhet – duken keq.

Floktarët rekomandojnë që të krihen sa më pak që të jetë e mundshme derisa flokët e lagështa të mos eliminojnë tërësisht këtë proces.

Përdorimi i shamponëve, balsameve apo maskave do të ndihmojë në pengimin e pëlcitjes së qimeve në mënyrë që të zvogëlohet dëmtimi i mundshëm.

Pas larjes së flokëve, ato lidhni me peshqir dhe lëreni në kokë 5 – 10 minuta.

Gjatë asaj kohe, peshqiri absorbon tepricën e lagështisë, pastaj flokët mund t’i ndani me gishta.

Nëse nuk mundeni pa krehër, përdorni krehrin me dhëmbë të rrallë. Është mirë të shfrytëzohet kur flokët thahen për afro 80% (duhet të jenë gjysmë të lagura).

Paraprakisht përdorni produktin e bukurisë (mund të jetë sprej, vaj apo xhel) nëpër gjithë gjatësinë në mënyrë që ta bëni më të lehtë krehjen.

Bëni lëvizje të lëmuara nga lart poshtë, duke i krehur nga skajet dhe gradualisht duke i ngritur deri në rrënjët e flokëve.

Patjetër mbani xhufkat me dorë në mënyrë që të zvogëloni tendosjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat