Këshilla për një ditë të mbarë

Life style

Këshilla për një ditë të mbarë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:38

Ka disa zakone që duhet të bëjmë për të arritur një ditë të mirë

Mos harroni se momentet e para të mëngjesit janë shumë të rëndësishme, në mënyrë që të keni rezultate të mira në punë. Kështu që është shumë e nevojshme të keni një rutinë, e cila do t’ju ndihmojë të nisni rrugën tuaj drejt suksesit.

Vlen të theksohet se ekspertët shpjegojnë se është shumë e rëndësishme që të nisë mëngjesi mirë. Nëse keni një nisje të mirë, do të keni një kontroll më të mirë mbi situata të ndryshme.

“Mënyra si fillon mëngjesi, zakonisht vendos se si do të silleni për pjesën tjetër të ditës. Mund të ndodhë që t’ju prishë fokusin. Nëse vendosni disa zakone të mira mëngjesi, nuk do të bini pre e shqetësimeve apo e hutimeve gjatë ditës ose javës”, shprehet eksperti Lynn Tylor.

Zgjohuni me herët

Patjetër që në çdo mëngjes duhet të ndani kohën për veten tuaj. Në vend që ta rregulloni alarmin me vonë, mundohuni që ta rregulloni të fleni pak më herët, të rrini shtrirë edhe disa minuta pasi zgjoheni, të bëni një dush dhe të bëni një plan për një ditë të re, për gjithherë me mendime pozitive.

Hani mëngjes

Duhet theksuar se ata që do të ushqehen në mëngjes, do të ndikojë në nivelin e energjisë gjatë gjithë ditës. Drithëra, korneks, jogurt, lëng dhe biskota – do t’u njomin dhe do të ndiheni më mirë. Nese nuk keni kohë, merrni ca fruta dhe bëni një përzierje me mikser dhe pini gjatë rrugës për në punë.

Stërvituni

Çiklizmi çfarë do që të jetë, diçka që do t’ju ndjersë dhe do ta aktivizoni endornën – hormoni i lumturisë, ku ju bën të ndiheni më energjik dhe pozitiv.

E qeshura është ilaç

Shikoni ndonjë seri me humor ose një komedi, dilni me miqtë! Qeshni më shumë, më shpesh, çdo herë!

Beni të paktën një punë të mërzitshme që ju qëndron mbi kokë

Rregulloni dhomën, hekurosni, raporto me shkrim – e lodhshme, mirëpo patjetër të bëhet.

Ëndërro, zgjohu, fantazo

Një herë në javë rrini vetëm dhe fantazoni se ku do të dëshironit të jeni pas 5 vjetëve. Fantazoni!

Zgjidhni diçka “ekstra” në vend të diçkaje të “detyrueshme”

Bëni pushim disa herë në ditë, pini kafe, ftoni miqtë e vjetër, lexoni gazetën ose thjesht hani një akullore. Mos mendoni për turmën e detyrave që ju pret më pas.

Rregulloni hapësirën

Para se të shtriheni në shtrat, rrini ulur për 15 minuta. Mos mendoni për ditën e nesërme. Bëhuni më pozitiv, ëndërroni se gjithçka do të shkon mirë.

Relaksohuni

Mosmarrëveshjet me partneren, bisedë e vështirë, një gabim në punë – e gjitha është e kaluar ashtu si dita.

Pushoni dhe në mëngjes të gjitha problemet do të zvogëlohen.

Jeni falënderues

Çdo ditë e regjistroni në fund. Këtë herë le të mos jetë një liste me angazhime, por faleminderit asaj që keni marrë dhe keni dhënë gjatë gjithë ditës.

Nuk do te thotë të jenë gjëra të mëdha.

Mos harroni, medimet tuaja ju bëjnë të jeni aty ku jeni, mendoni pozitivisht, gjërat dhe jeta do të marrin kahe pozitive dhe rezultatet do të jenë pozitive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat