Nëse e gjeni veten tek kjo listë, përfundimisht keni rënë në dashuri

Life style

Nëse e gjeni veten tek kjo listë, përfundimisht keni rënë në dashuri

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Ah! Sa bukur të ndjesh se ke rënë në dashuri! Edhe më bukur akoma është të mos kesh nevojë të bësh në mënyrë të përsëritur pyetjen “çfarë jemi ne”. Nejse. Ti ke nisur ndjen diçka ndryshe, ca flutura herë pas here kur sheh një mesazh të ri dhe sa herë dilni, koha fluturon. Të kesh rënë në dashuri vallë?

Për ta zbuluar, do të të vijë në ndihmë lista më poshtë. Nëse teksa lexon pohon me kokë, urime! Je kokë e këmbë e/i dashuruar!

1. Ish-i? Kush dreqin është ish-i?

2. Ti vdes që ai/ajo të të qëndrojë afër, nuk mendon për seks!

3. Numëron sekondat që ai/ajo të të kthejë mesazhin!

4. Ke filluar vë re që çdo gjë përreth teje të kujton atë!

5. Kur një prej ish-ave shfaqet krejt nga hiçi, brenda teje s’ndryshon asgjë.

6. Bota duket kaq e bukur!

7. Flet gjithë kohës për gjëra që do të bëni bashkë në të ardhmen

8. As nuk të kujtohet më fiksimi i fundit që “të theu zemrën”.

9. Gjëra që dikur mendoje se i “urreje” tani të pëlqejnë dhe kalon mirë.

10. Ndihesh e sigurtë në praninë e tyre

11. Mund të bësh shaka lirshëm, pa menduar se si do ta marrë ai/ajo.

12. Mund të të acarojnë gjithë ditën, por sërish i do afër.

13. Kur ata mërziten ti je dyfish e mërzitur.

14. Ti ndjen nevojën për t’i dhënë atyre çdo lajm që merr.

15. Përmbaje pak veten kur i flet gjithë ditën shoqeve për atë!

16. Do të bësh gjëra që i ke bërë edhe më parë, por ai/ajo s’ka qenë aty!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat