Ne ishim të lidhur për 3 vite me radhë, por e dashura më la për ish-burrin dhe tani….

Life style

Ne ishim të lidhur për 3 vite me radhë, por e dashura më la për ish-burrin dhe tani….

Nga: D.B. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:22
Foto Ilustrim

Një burrë 35 vjeçar i ka dërguar një letër në Tabloidin e njohur Britanik ‘The Sun’, ku ka treguar se ka qenë i lidhur me një grua të martuar për tri vite me radhë,

Por pasi është ndarë nga burri, ajo tashmë është rikthyer me të, për shkak të vajzës së vogël që kanë, transmeton “Bota Sot”.

E dashur Deidre:

Ka dy vite që jam me një grua dhe tani ajo është rikthyer sërish me burrin e saj për hir të vajzës së vogël. A ka ndonjë shpresë për këtë marrëdhënie që isha me të?

Ja si rrodhën gjërat. Një ditë unë takova një grua të mrekullueshme kur unë shkova në shtëpinë e saj për të kryer disa punë, ne qëndruam gjatë duke pirë çaj dhe biseda zgjati shumë. Unë doja ta shihja atë përsëri, madje duket se edhe ajo ndjeu të njëjtën gjë, dhe sapo ia shpreha këtë ndjenjë tek dera, ne përfunduam në shtrat.

Ajo ishte e ndarë nga burri i saj dhe më tha se nuk e kishte ndërmend të kthehet më tek ai. Seksi me të ishte fantastik dhe këtë gjë duhet pranuar. Ajo ishte një grua e ndezur e zjarrtë që ta hiqte flakën. Ne u dashuruam çdo ditë e më shumë në njëri-tjetrin, dhe takoheshim e bënim seks thuajse çdo ditë.

Ajo ka një vajza 4 vjeçare, dhe është me të vërtetë vajza e (babit) apo e ish-burrit të saj, por ai e shantazhoi atë se do ta linte edhe vajzën dhe nuk do të kujdesej më për të bijën, për shkak të efektit negativ të saj, që ndoshta ajo po e përdoret vajzën si urë. Unë jam thyer nga humbja e saj, sepse ajo tani vec i është kthyer burrit të saj të dikurshëm. Thotë se këtë e bën që mos ta braktis vajzën dhe mos ta le pa prindër  po unë jam i pikëlluar.

Unë jam 35 vjeç, ndërsa ajo është 29 dhe unë dua që të jem me të.Çfarë të bëj, ta harroj atë apo të pres derisa martesa e saj të dështojë sërish?

Përgjigjet e Deidres:

Ti mund të kesh një pritje të gjatë, ndoshta edhe përgjithmonë. Dhe, ju do të doni të bëni zgjedhjen e duhur me dikë që e doni. Mos e vë jetën tënde në pritje.

Caktoje një afat kohor, për shembull 6 muaj, nëse ajo qëndron me burrin dhe nuk kthehet, atëherë vazhdoje jetën tënde edhe ti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat