Qentë kanë mustaqe si macet: Dhe ja çfarë u shërbejnë

Life style

Qentë kanë mustaqe si macet: Dhe ja çfarë u shërbejnë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Mustaqet, ndër të tjera, ndihmojnë kafshët për të përcaktuar se ku gjenden në hapësirë

Me ndihmën e turinjve dhe mustaqeve, qentë zbulojnë botën, dhe kjo është për shkak të qelizave të Merkel – receptorëve të veçantë në lëkurë që janë të lidhur me mbaresat nervore që e ndihmojnë qenin të orientohet.

Këto pjesë kanë një funksion të rëndësishëm, sepse ato ndikojnë në procesin e marrjes së ushqimit, komunikimin me speciet e tjera, por edhe agresionin, mbajtjen e pozicionit të kokës gjatë aktiviteteve të tilla si noti ose lëvizja e kokës.

Me ndihmën e mustaqeve, qentë mund të shohin më mirë një objekt, madje edhe në errësirë, atëherë kur shqisat e tjera janë më të dobëta dhe u japin atyre informacion në lidhje me madhësinë, formën dhe shpejtësinë e objektit në mjedis.

Përfundimet e mustaqeve (lat. Vibrissae), janë plot nerva që dërgojnë informacion në tru.

Në një studim, Live Science gjithashtu ka konstatuar se mustaqet mund të tregojnë se si ndihet një qen. Nëse diçka e kërcënon atë, ai do të drejtojë mustaqet në mënyrë refleksive në atë drejtim.

Shkencëtarët, pra, besojnë se mustaqet luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sistemin mbrojtës të qenit, kur përballen me grabitqarë, ose qen të tjerë.

Përfundimet e mustaqeve janë plot me nerva që dërgojnë informacion në tru, dhe falë atyre qeni instinktivisht do ta mbajë kokën jashtë ujit kur të gjendet në të.

Ata janë një nga sensorët që e ndihmojnë qenin të skanojë hapësirën në të cilën banon.

Në varësi të racës, varet edhe gjatësia dhe trashësia e mustaqeve. Ato gjithashtu mund të shkurtohen te qentë, sepse nuk ka receptor të dhimbjes në to, por kjo sigurisht nuk rekomandohet, sepse mund të çorientohet derisa t’u rriten përsëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat