Martesë në distancë! Sofia dhe Juan, ceremonia e dyshes do zhvillohet në Skype

Life style

Martesë në distancë! Sofia dhe Juan, ceremonia e dyshes do zhvillohet në Skype

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:01
Ilustrim

Sofia dhe Juan janë dy të rinj 32 vjeç dhe 37 vjeç.

Ajo është nga Verona, ndërsa ai nga Kolumbia. Pas pesë vitesh fejesë, më në fund ata kanë mundur të gjejnë një mënyrë për t’u martuar, pavarësisht distancës mes tyre. Të ndarë nga kleçkat burokratike fillimisht dhe më pas nga një pandemi që ka paralizuar të gjithë botën, Juan dhe Sofia më në fund do të mund të celebrohen, më 3 nëntor, falë martesës me prokurë.

Kjo është një praktikë ligjore në Kolumbi, por që nuk njihet ende në Itali dhe vetëm kështu, ata mund të martohen, pavarësisht kilometrave që i ndajnë.

“Jam detyruar të pajis me prokurë një tjetër person që do të jetë i pranishëm fizikisht, ndërsa unë do të ndjek ceremoninë në Skype”, tregon bashkëshortja e ardhshme.

Pas kësaj duhet legalizuar martesa edhe në Itali. Problemi i distancës për dy të rinjtë kalon tani në plan të dytë, pasi kënaqësia e gjetjes së një zgjidhjeje është e madhe. Të rinjtë janë parë për të fundit herë në janar dhe më pas erdhi koronavirusi. Italia e ka përfshirë Kolumbinë në listën e vendeve që i nënshtrohen kufizimeve të ashpra dhe që i ndalohet hyrja në vend. E tani, të dy presin me padurim, martesën në Skype, por për konsumin e saj, duhet pritur akoma më shumë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat