Të trashëguara që prej Egjiptit të lashtë, këto janë sekretet e bukurisë që sot i përdorim të gjithë

Life style

Të trashëguara që prej Egjiptit të lashtë, këto janë sekretet e bukurisë që sot i përdorim të gjithë

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 17:10
Ilustrim

Do habiteshit sa shumë kemi trashëguar dhe ruajtur nga civilizimet më të hershme. Ndër ta, ai egjiptian që njihet si një nga më të rëndësishmit dhe misteriozët në botë. Sot e kësaj dite disa nga ritualet e bukurisë që zbatoheshin në tualetet e pjesëtarëve të perandorisë janë bërë pjesë edhe e jona.

Ndër to, pastrimi i thellë dhe përgatitja e lëkurës për të vendosur grim. Në ato vite, zonjushat përdornin kripën e Detit të Vdekur, zhyteshin në një banjë qumshti, ose përgatisnin mjalt me qumësht në formën e një maske për të përgatitur lëkurën.

Gjithashtu sipas studiuesve, egjiptianët janë të parët që shpikën metodën e depilimit që bashkon sheqerin me mjaltin, e njohur sot si ‘sugaring’.

Pas proçedurës së përgatitjes, zakonisht një nga shërbëtorët merrte mjete të ndryshme për të realizuar grimin. Më së shumti bëhej fjalë për furça të punuara nga artistë të kohës me lëkurën e kafshëve. Gjithashtu, vajrat, pluhurat dhe parfumet realizoheshin nga materialet më të shtrenjta dhe cilësore të kohës, për të treguar statusin e lartë të personit që i ‘vishte’.

Ari renditej ndër më të përdorurit, vlera dhe kuptimi i të cilit edhe në ditët e sotme mbetet i njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat