A ka femra që vuajnë nga varësia ndaj alkoolit?

Life style

A ka femra që vuajnë nga varësia ndaj alkoolit?

Nga: D.B. Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:31
Foto Ilustrim

Sigurisht që ka. Këtu në klinikën tonë rreth 8% të rasteve që janë paraqitur kanë qenë femra. Por ka edhe shumë femra të tjera të cilat kërkojnë ndihmën tonë me anë të telefonit. Këto femra janë kryesisht të moshave të reja, të cilat kanë një status të lartë arsimor ose një status ekonomik të mesëm, dhe janë të sëmura nga alkooli.

Ka pasur edhe disa raste sporadike të zonave rurale që janë edhe gra me fëmijë, të cilat kanë krijuar varësinë duke konsumuar rakinë në mënyrë të fshehtë.

Faktorët që mund të shtyjnë drejt konsumit të alkoolit femrat e zonave rurale janë problemet e shumta më të cilat ato ndeshen, si: vetmia pasi bashkëshorti u ka ikur në emigracion, konflikte me vjehrrën ose të afërmit e bashkëshortit etj.

Në Shqipëri mbizotëron një depresion social-kulturor. Kemi kaluar nga një stil jete i mbyllur në një stil jete më shumë sesa të lirë dhe duke u gërshetuar tradita, nivele kulture, dijesh ka sjellë  këtë depresion social-kulturor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat