Katër gabime të cilat me siguri i bëni kur i lani peshqirët: Kjo është mënyra e vetme që ata të jenë të butë!

Life style

Katër gabime të cilat me siguri i bëni kur i lani peshqirët: Kjo është mënyra e vetme që ata të jenë të butë!

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 21:37

Sa do të qëndrojnë të butë peshqirët dhe sa do ta thithin mirë ujin varet vetëm nga ajo se si i lajmë

Po jua japim disa këshilla të dobishme me të cilat mund t’ua “zgjasni jetën” peshqirëve tuaj dhe që t’i mbani të butë.

Përdorimi me masë i detergjentit

Shumica nesh përdor tepër detergjent, qoftë kur është pluhur apo i lëngët. Mirëpo, problemi është që detergjenti vështirë shpëlahet nga peshqiri dhe për këtë shkak ata bëhen shpejt të konsumuar.

Larja në temperaturë më të ulët

Ideale do të ishte që të mos i lani në temperaturë më të lartë se 60 gradë, në mënyrë që t’i ruani më së miri.

Shmangni zbutësit

Mund të jetë joshëse t’i shtoni zbutës në mënyrë që peshqirët të bëhen më të butë, mirëpo ai mund t’i dëmtojë fijet e peshqirit dhe të shkatërrojë elasticitetin e tyre.

Mos i thani tepër gjatë

Tharja në temperaturë të lartë, nëse përdorni makinën, gjithashtu mund të ndikojë negativisht në teksturën e butë të peshqirit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat