Ç’duhet të bëni kur fëmija shoqërohet me persona që nuk i pëlqeni?

Life style

Ç’duhet të bëni kur fëmija shoqërohet me persona që nuk i pëlqeni?

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:35
Foto Ilustrim

E keni vënë re që grupi shoqëror i fëmijës suaj nuk është ai që preferoni? A duhet ta neglizhoni këtë fakt apo të bëni diçka?

Zgjidhja juaj

Fëmijët në këtë periudhë mund të veshin rroba të çuditshme, të bëjnë tatuazhe apo pirsing, por kjo nuk do të thotë që këta fëmijë nuk janë të mirë apo nuk ju duan. Ata ndoshta thjesht po kopjojnë sjellje të caktuara nga bashkëmoshatarët e tyre. Kështu që bëni kujdes kur kritikoni shokët e tyre, pasi në këtë moshë ata janë aq të lidhur me shoqërinë, sa mund t’i marrin për ters çdo gjë që thoni.

Nga ana tjetër, nëse ju e dini se fëmija juaj shoqërohet me fëmijë problematikë që konsumojnë drogë apo alkool, këtu puna bëhet edhe më e vështirë. Ndoshta nuk do ta keni të pamundur që ta shkëpusni nga grupi me të cilin ai shoqërohet, por mund të bisedoni me të e ta mbani vazhdimisht nën kontroll. E mira në këtë rast është edhe kërkimi i ndihmës tek psikologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat