Trajtimi i flokut në kushtet e shtëpisë

Life style

Trajtimi i flokut në kushtet e shtëpisë

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 16:04
Foto Ilustrim

Përkujdesja e vërtetë  e flokut nis në shtëpi sidomos kur bëhet fjalë për dietën tuaj,lloji i pamjes së jashtme që aplikoni në flokë dhe skalp.Këtu gjenden disa nga sugjerimet e duhura. Mjetet e shtëpisë  mund t’iu ndihmojnë të kujdeseni për flokun dhe skalpin duke ndjekur sic duhet faktorët që ndikojne në to.

Për pastrimin e skalpit këto udhëzime do iu vijnë shumë në ndihmë

Ju mund te bëni shampon tuaj ne shtepi, me anë të një përzjerjeje reta,amla,shikakai (të pasqyruara ne foto), duhet t’i përzjeni dhe lini një natë. zjeni përzjerjen ditën tjetër në mëngjes derisa të mbetet vetëm gjysma e saj.Për më tepër  lëreni të ftohet dhe kulloni masën bimore.Kjo mund të funksionoj si shampoja me e mirë  për ju.Për njerëzit me flokë të dobët mund të përdoret vaji bimor i cajit i tretur brenda në masën e shampos. Theksohet që kjo përzjerje ndihmon në largimin e sëmundjeve bakteriale në zonën fungale.Kamomili gjithashtu iu ndihmon për një shplarje me shkëlqim për flokun tuaj.

2-   Për të përdorur në vënd te balsamit provoni :

Ju mund të cuditeni , por majonezi mund të luaj rolin e një balsami për flokën tuaj . Ju duhet vetëm të aplikoni një gjysëm filxhani në flokun tuaj, mbulojeni me një qese plastike dhe lëreni për 15 min.Më pas shplajeni me shampo.

Përdorni ujin-rozë në majat e flokut për të trajtuar problemin e tharrjes.Gjithashtu mund të aplikoni një përzjerje të vajit të ullirit dhe mjaltit dhe ta aplikoni në flokun tuaj ,më pas bëni shplarjen me shampo  pas një orë.  Nqs floku juaj është i yndyrshëm ,atëherë duhet të aplikoni një përzjerje miti,amla,reta dhe shikakai (si në fig.)dhe shplajeni për 40 min.

3-Për forcimin e flokut sigurohuni të ndiqni këto udhëzime

Përdorimi i vajit të kastorit për humbjen e flokëve është vërtetuar se ndihmon në parandalimin e rënies së tyre.Vaji i bajames ndihmon në shkëlqimin dhe ushqimin e rrënjës së flokut dhe zbutjen e kutikulav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat