Si t'i lexojmë emocionet përtej maskës?

Life style

Si t'i lexojmë emocionet përtej maskës?

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 18:32
Ilustrim

Një fjalë e urtë thotë: sytë janë pasqyra e shpirtit. Tani që maskat janë pjesë e 'normales sonë të re', kjo shprehje merr më shumë vlerë se kurrë.

Maska mund të jetë shumë efektive për mbrojtjen nga virusi, por një gjë është e sigurt: ato na e bëjnë komunikimin më të vështirë.

Na krijojnë një konfuzion kur bisedojmë me dikë. Maska na humbet mimikat e fytyrës që ndonjëherë flasin më shumë se fjalët. Pyetja më e rëndësishme që lind është: si ta dallojmë dikë kur është flirtues?

Na mbetet të vëzhgojmë vetëm mënyrën se si lëvizin muskujt e syve. Ja se si mund ta 'lexojmë' komunikimin me sy:

1. 'Zbrapsu!'

Në këtë kohë e përdorim shpesh këtë fjalë, për të ruajtur distancën shoqërore, por jo vetëm. Zbrapsu ose largohu mund t'i themi dhe dikujt me të cilin jemi inatosur. Mimikat kërcënuese karakterizohen nga hapja e syve, si në këtë rast.

2. Flirtues

Si ta dimë që dikush po tregon interes për ne? Në fakt, gjatë nje flirtimi sytë kanë rolin kryesor. Po me një maskë të vendosur, rëndësia e reagimit me sy rritet më shumë. Kështu, ngritja e vetullave tregon se një person është i impresionuar dhe faqet e ngritura tregojnë se ka buzëqeshje poshtë maskës.

3. Sarkazëm

Një fytyrë sarkastike është pasqyrimi kryesor i një emocioni kompleks, ku takohen dy shprehje të ndryshme.
Sytë që pozicionohen lart ose shtrëngohen për të treguar buzëqeshjen (sarkastike). Rrudhja e lehtë e vetullës tregon zemërim/zhgënjim të lehtë. 

4. I pafajshëm

Kur e heqim fajin nga vetja, mimikat janë të shumta, por me një maskë të vendosur, kjo është e duhura.

5. I lumtur

Buzëqesh dhe bota do të buzëqeshë me ty. Kështu thonë. Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet kur fytyrat tona fshihen nën një maskë. Një shprehje e gëzueshme tenton të jetë një nga shprehjet më të vështira të fytyrës për t'u lexuar kur goja është e mbuluar, sepse rritemi duke mësuar se buzëqeshja është treguesi kryesor i lumturisë. 
E pranojmë që kjo është një fytyrë e lumtur, sepse sytë e tregojnë. Ata janë pozicionuar lart, sepse buzëqeshja shtyn faqet dhe ato mbyllin syrin.

6. Konfuz

Nga të gjitha shprehjet e fytyrës që kemi tërhequr gjatë izolimit, një fytyrë konfuze duhet të jetë një nga më të zakonshmet. Gjëja kryesore për të parë këtu janë vetullat. Karakterizohet përmes zgjerimit të syve dhe ngritjes së vetullave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat