Dashuria është forca që të vë në lëvizje

Life style

Dashuria është forca që të vë në lëvizje

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 19:49
Ilustrim

Gjithçka që do të jesh, të bësh apo të kesh vjen nga dashuria. Pa dashuri as mund të lëvizësh. Pa dashuri nuk do të kishte një forcë pozitive që të të shtynte të zgjoheshe në  mëngjes, të punoje, të luaje, të kërceje, të flisje, të mësoje, të dëgjojë muzikë apo çdo gjë tjetër. Pa dashuri do të ishte si një statujë e gurit.

Është pikërisht forca pozitive e dashurisë që të frymëzon të lëvizësh dhe të zgjon dëshirën për të qenë, për të bërë e për të pasur gjithçka të mirë, si edhe ndryshon  gjithçka negative në jetën tënde. Ti ke pushtet mbi shëndetin, pasurinë, karrierën, marrëdhëniet dhe çdo aspekt të jetës tënde. Dhe ky pushtet, dashuria, është brenda teje.

Por, nëse ti e ke vetë në dorë jetën tënde dhe forcën për këtë e ke brenda vetes, atëherë pse jeta jote nuk është e mrekullueshme?

Përse nuk është magjepsës çdo aspekt i saj?

Përse nuk ke gjithçka që ke dashur gjithmonë?

Përse nuk ke mundur të besh gjithçka që ke dashur?

Përse nuk je i mbushur me gëzim çdo ditë?

Përgjigja është, sepse ti ke drejtë të zgjedhësh.

Ti mund të zgjedhës ta duash e ta kultivosh këtë forcë pozitive ose jo. E, pavarësisht nëse e ke të qartë apo jo, për çdo ditë e moment të jetës, zgjedhjen e ke bërë ti.

Çdo herë që ke përjetuar diçka të mirë, pa përjashtim, ti e ke dashur dhe e ke kultivuar këtë forcë. Gjithashtu, secila nga herët që ke përjetuar diçka negative ka qenë rezultat i mungesës së dashurisë. Dashuria është shkaku i gjithçkaje të mirë në jetë dhe mungesa e saj arsyeja e ndjenjes negative, dhimbjes dhe vuajtjes.

Duke parë jetën e njerëzve sot, gjithashtu edhe përgjatë historisë së njerëzimit, mungesa e njohurisë dhe e botëkuptimit të forcës së dashurisë, fatkeqësisht, është e qartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat