Njihuni me tempullin e seksit, ja historia e tij

Life style

Njihuni me tempullin e seksit, ja historia e tij

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 06:49
Ilustrim

 

Ky është një nga zakonet më të çuditshme, por edhe një nga sekretet më të ruajtura në Indonezi. Në vendin me shumicën më të madhe myslimane në botë, mijëra pelegrinë udhëtojnë drejt Gunung Kemekus, të njohur ndryshe edhe si Mali i Seksit, për të bërë seks me të huaj si pjesë e një rituali fetar.

Gazetari Patrick Abboud ka zbuluar jetën e jashtëzakonshme në majë të malit. Abboud thotë se çdo 35 ditë duhet të performosh seks për shtatë herë me radhë që rituali të funksionojë.

“Është shumë e çuditshme. Pak vite më parë lexova diçka të tillë dhe m’u desh pak kohë që të shkoja atje”.

Ajo që ka zbuluar është e habitshme. Në një natë të ngarkuar, aty janë më shumë se 8 mijë persona që bëjnë seks. Rituali i lashtë daton që në shekullin e 16-të dhe është një takim mes besimtarëve, që angazhohen në akte seksuale, duke besuar se kjo do u sjellë fat dhe pasuri.

Që nga burrat e martuar, gratë shtëpiake, zyrtarët e qeverisë dhe prostitutat, ka një variacion njerëzish që marrin pjesë. “Në shekullin e 16-të, një princ i ri indonezian kishte një aferë me njerkën e tij.

Ata u arratisën në mal dhe bën seks. Por ndërsa bënin seks, ata u kapën, u vranë dhe u varrosën.

Ka një tempull aty dhe besohet se për shkak se ata nuk e mbaruan aktin, të tjerët mund të bëjnë diçka e tillë. Kjo do u sjellë fat,” shpjegon Abboud.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat