Maskë natyrale me efekt botoks që eliminon rrudhat

Life style

Maskë natyrale me efekt botoks që eliminon rrudhat

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Ekzistojnë një mori produktesh kozmetike që mund të ndryshojnë pamjen e lëkurës sonë.

Sidoqoftë, shumica e tyre nuk japin rezultatet që premtojnë, dhe kushtojnë shumë para.

Mëma natyrë ka përbërës që janë njësoj ose edhe më efektivë.

Ky është rasti në fjalë, përveçse kushton pak, përgatitet lehtë dhe ofron rezultate të shkëlqyera në një kohë të shkurtër.

Duke ndjekur recetën më poshtë mund të përgatisni një maskë natyrale bazuar në niseshtenë e misrit, e cila ka një efekt të ngjashëm me atë të botoksit.

Niseshteja e misrit ka fuqi të madhe astringjente, e aftë të zvogëlojë prodhimin e sebumit në fytyrë.

Plus, duke e kombinuar me përbërës të tjerë natyralë, mund të arrini efekte vërtet të mahnitshme.

Për përgatitjen e maskës ju duhen: 1 lugë gjelle niseshte misri, 5 lugë gjelle lëng karote, 1 lugë gjelle kos natyral (pa aromë), 150 ml ujë të pijshëm.

Përzieni niseshtenë e misrit me 50 ml ujë, derisa të tretet plotësisht.

Zieni 100 ml ujë, pastaj shtoni niseshtenë e tretur dhe përziejeni mirë, derisa të bëhet një masë homogjene.

Lëreni të ftohet dhe i shtoni kosin dhe lëngun e karotës.

Përzieni dhe lëreni të ftohet.

Përpara se të aplikoni këtë maskë, lani fytyrën, duke e tharë mirë.

Përdorni një furçë kozmetikë për të shpërndarë maskën në të gjithë fytyrën, duke ndjekur lëvizjet nga lart poshtë.

Lëreni 15 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Vendosni maskën 3 herë në javë për të marrë rezultatet që në muajin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat