4 mënyra që ju ndihmojnë të gjeni një punë të cilën do ta dashuroni

Life style

4 mënyra që ju ndihmojnë të gjeni një punë të cilën do ta dashuroni

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Për shumë persona gjetja e një pune të mirë është një cikël që nuk përfundon. Ata janë gjithmonë në kërkim të një pune, ku do të ndihen mirë dhe janë vazhdimisht të motivuar për të punuar. Ka persona që janë konformistë dhe pajtohen me çdo mundësi që ju vjen, por ka të tjerë që nuk pranojnë gjithçka. Ata preferojnë më shumë që të jenë të papunë, sesa të kenë një në të cilën nuk ndjehen mirë.

Nganjëherë kjo është një zgjedhje e mirë, marrë parasysh ndikimin negativ në jetë që ka një punë, për të cilën nuk punoni më me dëshirë. E sidomos po ta mendoni që për shkak të mungesës së dëshirës për të punuar duhet të largoheni vetë, ose të ju largojnë me “dhunë”.

Këtu po ju sjellim disa hapa që do të ju ndihmojnë t’i parandaloni të gjitha të këqijat të cilat vijnë nga përzgjedhja e një pune jo të mirë.

Ndjeni se ku po ju “rreh” zemra

Përpara se të filloni të kërkoni për një punë, sigurohuni që jeni duke kërkuar punën e duhur. Nëse keni ende dyshime se çfarë në të vërtetë ju pëlqen të bëni, plotësoni disa kuize të punës, ose vetëm kërkoni në internet për të gjitha përzgjedhjet e mundshme. Derisa jeni “përballë” tyre mund ta kuptoni se cili lloj i punës ju flen brenda.

Hyni në zemër të kompanisë

Mos aplikoni thjesht për një punë të caktuar, por shkoni pak më tutje. Përdorni rrjetet sociale, për t’u njohur më shumë me kompaninë. Madje nuk është e turpshme edhe nëse kërkoni informacione shtesë nga vetë ata.

Krijoni disa pyetje kur shkoni në intervistë

Ashtu siç ju intervistojnë juve, “intervistoni” edhe ju ata. Krijoni disa pyetje që mund të ju interesojnë për kompaninë dhe punën. Nëse nuk dini gjithçka për vendin potencial të punës dhe nuk i keni takuar ende kolegët dhe shefin, kërkoni me mirësjellje t’i takoni ata. Në fund të fundit, ata do të jenë kolegët tuaj të ardhshëm dhe fakti se me kënd do të punoni është pikë kyçe në të ndjehurit i lumtur në punë. Mos hezitoni, madje as të kërkoni pak kohë të mendoni kur ju bëhet ndonjë ofertë pune.

Sigurohuni që puna të jetë e përshtatshme

Në fund pasi i keni marrë të gjitha informacionet, që ju i keni konsideruat të nevojshme. Jepni kohë vetes të mendoni rreth përgjigjjeve që do ta pyesni veten. A e dëshironi me të vërtetë këtë punë? A do të jeni i lumtur nëse e bëni? A do të ndihmojë ajo në karrierën tuaj? A do të ta dhurojë fleksibilitetin e nevojshëm? A është paga e kënaqshme, në mos ajo që e keni pritur? Çfarë përshtypje keni fituar nga takimi me kolegët dhe shefin? A do të të ndihmojnë ata t’i kaloni momentet e vështira në punë? A është i përshtatshëm orari i punës? Çfarë mendoni rreth orëve shtesë? Nëse është ndonjë pyetje që ju bën të mendojë dy herë, ndaluni dhe mendoni mirë për vendimin përfundimtar.

Por duhet të jeni të vetëdijshëm që ashtu si çdo gjë tjetër as puna nuk do të jetë përfekte edhe atëherë kur kujdeseni për çdo detaj. Në rast se do të prisni që asnjëherë nuk do të keni ankesa edhe pasi i keni peshuar që të gjitha gjërat, gaboheni rëndë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat