Kur mund dhe kur nuk mund të bëhet një masazh?

Life style

Kur mund dhe kur nuk mund të bëhet një masazh?

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 16:50
Foto Ilustrim

Masazhoterapia ose masazhi terapik paraqet një numer të madh përdorimesh në mjekësinë rehabilitative, sportive, vaskulare, estetike dhe në reumatologji.

Masazhi terapik aplikohet me sukses në trajtimin e shumë patologjive të indeve të buta, kryesisht ato me karakter kronik. Trajtimi miofashal është me tipiku i masazheve terapike që kombinohet shumë mirë me terapitë e tjera, si: triggerpoint (pikat e dhimbjes), indeve lidhës, linfodranazhin, fashaterapi etj.

Kontratreguesit dhe zonat e ndaluara për masazh.

Masazhi nuk mund të aplikohet në ato raste kur mund të shkaktojë dëmtime ose rëndim të mëtejshëm të simptomave të paraqitura më parë.

Traumat e porsandodhura (duhet pritur derisa të rikuperohen indet)

Flebite të rënda (tromboflebit)

Insuficenca kardiatike me edema në gjymtyrët e poshtme (edemë sekondare)

Patologji të sistemit nervor qendror ( SNQ) me simptoma spastike.

Nekroza të rënda (rrezik i eliminimit të substancave proteinike)

Proceset febrile ( ethet, rreziku i rritjes së temperaturës lokale)

Neoplazite (rreziku i shpërndarjes së qelizave kanceroze nëpërmjet sistemit linfatik)

Dermatozat (rreziku i irritimit, infektimit, kontaminimit të lëkurës)

Do të përkufizohet si Zonë e ndaluar për masazh: të gjitha kockat e dala (malleole, cresta tibiale, rotula, grande trocanter, cresta – iliaca, procesi spinozi të vertebrave, sacro, sterno, clavikula, scapula, olecrano i gjurit). Ato vende ku gjenden enët e gjakut me sipërfaqësore, si: cavo popliteo, cavo-inguilale, cavo- ascelare, cavo-retro claveolare, organet seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat