Pse vetëdisiplina është më e rëndësishme se vetëmotivimi?

Life style

Pse vetëdisiplina është më e rëndësishme se vetëmotivimi?

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 22:14
Ilustrim

Kur flasim për sukses në mendje na vjen motivimi, sa të motivuar jemi ne për të arritur një qëllim të caktuar, dhe ajo çka luftojmë me veten të zbulojmë është çfarë na motivon në mënyrë që të jemi sa më produktiv dhe cilësor në qëllimet tona.  Motivimi është një faktor shumë i rëndësishëm i cili ndihmon në një fillim të ri, të mban energjik për sukses, dhe të ndihmon të kesh qëndrim pozitiv. Por, nuk është çelësi i suksesit. Motivimi të drejton drejt qëllimit, është një impuls i brendshëm drejt kureshtjes dhe suksesit.

Vetë-Disiplina çon në angazhim dhe durim, rrit vetëbesimin, vetëkontrollin, ju mëson se si të luftoni me dështimin, vetë-disiplina do t’ju bëjë të punoni për qëllimin tuaj dhe kur nuk dëshironi. Të ndihmon në planin afatgjatë për sukses.

Përkundër faktit se vetë-disiplina dhe motivimi janë të dy të rëndësishëm për sukses, është absolutisht e gabuar të mendosh se motivimi është kryesor.

Të bëhesh i vetëdisiplinuar nuk është diçka që çdokush mund ta mësojë brenda një dite. Është një proces i gjatë pune, oraresh, rregulli dhe organizimi.

Vetë-disiplina arrihet duke vendosur:

Përparësi në aktivitete

Të jesh i disiplinuar do të thotë gjithashtu që të kesh hapësirë të mjaftueshme për ti dhënë kohë vetes në mënyrë që të përqendrohesh në pjesën tjetër të detyrave të tua gjatë ditës.

Këmbëngulja të mban në lojë

Praktikohu, vetë-disiplina është çelësi në lidhje me praktikën dhe gjithë procesin e arritjes së qëllimit.

Disiplina të shtyn të bësh dhe punën që nuk të pëlqen. Disiplina të mban përpara kur kureshtja dhe motivimi avullojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat