Doni lëkurë perfekte, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Life style

Doni lëkurë perfekte, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 14:35
Foto Ilustrim

Kujdesi i fytyrës, fillon me kujdesin e qelizave të lëkurës tuaj nga brenda jashtë . Lëkura juaj ka nevojë , për vlera ushqyese për të qënë e shëndetshme.

Ushqimi i detit për një lëkurë të butë dhe të freskët

Shumë nga ju duhet të kenë dëgjuar se peshku është i mirë për shëndetin tuaj  . Disa lloje të peshkut dhe butakut gjithashtu, mund të përmirësojnë lëkurën tuaj , sidomos peshku yndyror dhe midhjet. Rritja e omega – 3 (acideve yndyrore) ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe thatësisë së fytyrës. Inflamacioni mund të shkaktojë plakjen e lëkurës më shpejtë , plus , sipas një studimi të fundit u tregua se marrja në sasi të vogëla të  acideve yndyrore omega – 3 ,mund të kontribuojnë në çrregullimet inflamatore të tilla si ekzema dhe psoriasis . Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut i cili është thelbësor për shëndetin e lëkurës . Zinku lufton puçrrat e fytyrës .Ai është i përfshirë në metabolizmin e testosteroneve që ndikojnë në prodhimin e një substancë vajore e quajtur sebum , një ndër faktorët kryesor të akneve të fytyrës . Zinku gjithashtu merr pjesë në prodhimin e qelizave të reja ,si rezultat lëkura juaj ka një shkëlqim të bukur.

Kafja dhe çaji

Pirja e një filxhan kafe në ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës . Një studim i fundit vëzhgoj më shumë se 93 mijë gra , femrat që pinin një filxhan kafe në ditë zvogëlonin rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës me rreth 15 për qind . Në fakt ,sa më shumë të pinin ( deri në 5 filxhan në ditë )aq më shumë ulej. Kafeina në thelb vret qelizat pre-kanceroze dhe UV – të dëmtuara të lëkurës duke bllokuar një proteinë të cilën ata kanë nevojë për ta ndarë .

Fruti qitro për një lëkurë të butë dhe të tendosur

Përbërësi aktiv i Vitaminës C luan një rol kryesor në kremërat për kujdesin e lëkurës . Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit të trupit, një proteinë e cila formon strukturën bazë të lëkurës . Rënia e kolagjenit fillon përshpejtimin e ndjeshëm pas moshës 30 vjeçare duke e lënë lëkurën tuaj të varur. Duke marrë vitaminën C në ushqime si portokalli,qitro, qershia dhe rrushi mund të ndihmoni në parandalimin e rrudhave të lëkurës tuaj . Kjo vitaminë gjithashtu lufton inflamacionin që shkaktohet nga përbërësit antioksidant të cilët neutralizojnë radikalet e lira, molekulat reaktive të oksigjenit duke dëmtuar qelizat para kohe të fytyrës.

Qumështi i sojës

Qumështi i sojës mund të ndihmojë në ruajtjen e kolagjenit të lëkurës pasi është i pasur me glosocide. Në një studim të botuar në vitin 2012, njerëzit që konsumonin qumështin e sojës kishin më pak rrudha ,dhe lëkurë të butë kur ekspozoheshin ndaj rrezatimit ultravjollcë dhe ndaj dritës UV. Studiuesit mendojnë se glosocidet parandalojnë ndarjen e kolagjenit ,dhe në këtë mënyrë lëkura mbetet e shëndetshme dhe rinore.

 

  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat