Recetë skrabi anticelulit me llumin e kafesë

Life style

Recetë skrabi anticelulit me llumin e kafesë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:00
Foto Ilustrim

Celuliti është kthyer në një tmerr për femrat. Sepse s’ka rëndësi nëse je e dobët apo e shëndoshë: celuliti të “ndjek” pavarësisht peshës trupore. Nëse dëshironi këmbë si të Miranda Kerrit, atëherë ju këshillojmë të investoni në një furçë të thatë. Për faktin e thjeshtë se ajo vë në lëvizje limfën dhe gjakun, duke luftuar kështu celulitin. Lexoni më poshtë se çfarë ju nevojitet.

Përbërësit

1 filxhan llum kafeje

6 lugë çaji vaj arrë kokosi

3 lugë çaji kripë ose sheqer

Një kavanoz që mbyllet hermetikisht (bosh që të fusim masën e përgatitur)

Furçë e thatë

Përzieni përbërësit e thatë me njëri-tjetrin në një tas.

Shkrijeni vajin e kokosit në mikrovalë që të bëhet i lëngshëm (nëse është i ngrirë) dhe shtojeni tek përbërësit e tjerë.

Përzieni mirë përbërësit derisa të krijojnë një masë homogjene

Transferojeni masën që përgatitët në një kavanoz që mbyllet hermetikisht. Nëse dëshironi, përpara se të futeni në dush, përdorni një furçë të thatë në zonat që keni celulit që të stimuloni qarkullimin e gjakut. Bëjeni këtë fërkim lehtë dhe me lëvizje rrethore në zonat problematike apo edhe në të gjithë trupin.

Në dush përdorni skrabin që përgatitët në zonat që keni celulit. Masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore para se të shpëlaheni. Përdoreni skrabin sa herë që bëni dush, që të keni rezultate më të mira

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat