Dashuria në punë, çfarë duhet të shmangni?

Life style

Dashuria në punë, çfarë duhet të shmangni?

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Shumë romanca mund të lindin në punë, por disa prej tyre mund të jenë të rrezikshme.

Janë disa rregulla që duhet të respektohen kur bëhet fjalë për këto lloj romancash. Një hulumtim ka treguar që 27% e të anketuarve thonë që nuk ka asgjë të keqe romanca në punë,

Sipas një sondazhi të kryer në shtetet evropiane, informohemi që 38% e evropianëve kanë pasur të paktën një lidhje dashurie në vendin e punës

Sido që të jetë, disa rregulla është mirë që t’i respektoni me zgjuarsi se sa që të vajtoni më vonë.

Mos u dashuro me shefin

T’i hedhësh sytë shefit tënd, është një gjë klasike, po kujto që paraqet edhe një seri të metash. Mbi të gjitha, është e natyrshme të tërhiqesh nga dikush që ju admiron.

Ndërkaq, shpesh është më e thjeshtë të fshehësh marrëdhënien me shefin tënd, nëse ky person drejton një biznes të madh. Por nëse punon në një biznesi të vogël, ndodh e kundërta: marrëdhënia jote do të jetë “në sytë dhe në gojën” e të gjithëve, ndaj do të jeni e detyruar ose t’i jepni fund, ose të shpallni diçka serioze!

Zgjateni sa më shumë kohën e joshjes

A e imagjinon ta përqafosh dhe ta puthësh menjëherë kolegun/kolegen tënde, pa bërë më parë një “lojë” joshjeje? Jo, kjo nuk do të ishte aspak argëtuese.

Aspekti eksitus qëndron në faktin që të zgjasësh sa më shumë fazën e joshjes, sepse kalimi në “akt” do të jetë më i pëlqyeshëm dhe ti do të kuptosh më qartë nëse bëhet fjalë për një “fiksim” apo diçka më shumë, transmeton lajmi.net.

Kujdes me burrat e martuar

Të lidhesh me një person të martuar kur je beqare është gjithmonë një ide e keqe. Kjo gjë bëhet edhe më e keqe kur marrëdhënia është në vendin e punë. Nëse je në kërkim të një partneri seksual, ka me të vërtetë pak shanse që marrëdhënia të shkoj drejt një fundi të lumtur: personi i martuar do të ketë një jetë në punë dhe një jetë në shtëpi dhe në përgjithësi mendon se ti nuk mund të bëhesh pjesë e të dytës!

Besoji dikujt

Të kesh një marrëdhënie me një koleg/e në zyrë sjell pashmangshmërisht momente në të cilat do të ndjesh nevojën për të folur me dikë për gjithçka, derisa marrëdhënia mos të jetë më e fshehtë. Ndaj bëni kujdes kur të zgjidheni “të besuarin/ën” dhe “bashkëpunuesin/en” tuaj

Shmang “pushimin seksi” në zyrë

Mos e bëj veten që të bëhesh “pushimi seksual” i të dashurit tënd, që do të përfitonte për pak çaste të qetësohej pas një momenti me seks të shpejtë!

Lëre në momentin e duhur

Nëse në jetën private është e mundur të zvarritësh për disa kohë një marrëdhënie të destinuar për të mos funksionuar, është gjithashtu absolutisht e mundur të bësh të njëjtën gjë edhe në zyrë. Përse? E thjeshtë: është e pamundur të parashikosh si do të reagoj një person “i lënë”.

T’i japësh fund një historie në zyrë, në një farë mënyre, do të thotë të dyfishosh problemet me të cilat mund të ndeshesh, po kështu duhet të marrësh parasysh edhe “hakmarrjen” që mund të kanoset. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat