Të lash enët! Nuk është aq e thjeshtë

Life style

Të lash enët! Nuk është aq e thjeshtë

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

E pra, kemi ngrënë me shije, mes të qeshurave dhe bisedave interesante, por në momentin që duhet të ngrihemi nga tavolina nuk na pëlqen që do të duhet të lajmë enët. Por nga ana tjetër, aktivitetet shtëpiake nga të cilat sigurisht që nuk mund të lirohemi, edhe sikur të kesh lavastovilje.

Por ka disa gjëra që duhet të dini dhe për këtë proces të përditshëm.

Duket si banale kur thua të bukura dhe të pastra, por ja që nuk është ashtu. Lavaman apo lavastovilje nuk ka rëndësi, e rëndësishme është të jenë të pastra. Dhe një nga gabimet që duhet shmangur është t’i lash me fund, siç themi ne. Armiqtë tanë më të ligj janë mikrobet dhe për t’i mbajtur larg duhet të lajmë lavamanin për të qenë të sigurtë që kemi një ambient të higjienizuar.

Sfungjeri për të larë pjatat është një terren i favorshëm për mikrobet. Për këtë ai duhet të thahet, mundësisht në ajër të hapur, pasi ta keni higjienizuar me një solucion antibakterial. Për të kursyer kohë përdorni mikrovalën. Mjaftojnë 30 sekonda për një sfungjer të thatë dhe pa baktere.

Dhe në fund një këshillë:
Mos harroni të higjienizoni lavamanin me sodë dhe uthull, apo uthull dhe kripë. Edhe lavastoviljet në mënyrë periodike kërkojnë një cikël larje për higjienizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat