Shtatzëna duhet patjetër t’i dijë këto nëse nuk deshironi të rrezikohet foshnja juaj

Life style

Shtatzëna duhet patjetër t’i dijë këto nëse nuk deshironi të rrezikohet foshnja juaj

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Kur vjen puna tek shtatzania dhe foshnja juaj disa gjëra duhet t’i merrni me seriozisht se sa keni menduar. Tani mjafton të jesh e interesuar për të ditur në lidhje me këtë dhe je vetëm një buton larg. Të gjitha mund t’i mësoni duke lexuar çoftë eksperiencat e të tjerëve çoftë këshillat e gjinekologëve dhe obsteterve. Transmeton Gazeta Metro

Jemi mësuar të degjojmë nga të moshuarit se kjo gjë apo ajo gjë është e ndaluar përgjatë shtatzanisë dhe ndonjëherë kemi lekundur kokën sikur për t’ia bërë rrafsh ose ndonjëherë edhe përqeshje por jo gjithçka është për t’u injoruar dhe kur ka këshilla të tilla pafund ndonjëherë edhe mund të ngatërrojmë se cila është për t’i bësuar e cila jo.

Këto janë veprimet që duhet t’i evitoni gjatë shtatzënisë dhe t’i zëvendësoni me diçka tjetër sipas “Bright Side”.

Relaksimi në një vaskë me ujë të nxehtë ose në sauna:
Nxehtësia e tepërt e ujit në dush apo në saunë është një ndër shqetësimet kryesore gjatë shtatzënisë. Kjo mund të jetë mjaft relaksuese për ju, por për bebën tuaj është e dëmshme. Ju mund të qëndroni në dush por jo më shumë se 10 minuta, dhe sigurohuni që uji të jetë i vakët aq sa i afrohet temperaturës së trupit tuaj.

Të konsumosh shumë sheqer:
Nëse konsumoni gjëra me shumë sheqer atëherë kjo mund të shkaktoj problem me të mesuarit dhe kujtesën e fëmijës tuaj.
Hani sa më shumë fruta në vend të ëmbëlsirave.

Zënkat dhe ulërimat:
Zënka shkaktojnë ankth dhe depresion tek shtatzënat dhe kjo mund të dëmtojë fëmijën tuaj, veçanërisht sistemin e tyre imunitar dhe trurin. Për më tepër, ulëritja mund të jetë e keqe për nënën dhe mund të çojë në dhimbje koke dhe probleme me gjumin. Pushoni më shumë, flini mjaftueshëm, meditoni por edhe mund të dilni për ecje dhe merrni ajër të pastër.

Të qarat:
E qara gjatë shtatzënisë është normale për shkak të ndjeshmërisë. Por gjithësesi duhet t’i kushtoni vëmendje simptomave si humbja e oreksit, ndjenja e fajit për çdo gjë, gjumi i tepërt dhe humbja e interesit për çdo aktivitet sepse këto simptoma mund të jenë një shenjë depresioni që më vonë mund të çojë në pasoja më serioze. Nëse një gjë e tillë zgjatë më tepër se 2 javë konsultohuni me mjekun tuaj.

Probleme me gjumin:
Sipas studiuesve, 78% e grave raportojnë më shumë probleme me gjumin gjatë shatzënisë se zakonisht. Krejt çfarë duhet të bëni është të mbani vetën të qetë, të pini sa më shumë langje, të përpiqeni të lexoni një libër, të mundoheni të fleni në orare të caktuara dhe sigurisht ju mund të sterviteni për 30 minuta në ditë.

Një jetesë joaktive:
Pesha e tepërt e shtuar gjatë shtatzënisë mund të ju shkaktojë probleme gjatë lindjes, probleme në rritjen e fetusit dhe vështirësi në kthimin në peshën normale pas lindjes. Përveç disa rasteve eksrteme, zakonishtë doktorët rekomandojnë afërsisht 30 minuta ushtrime në ditë. Mbani nën kontroll peshën tuaj. Normalisht, një grua duhet të marrë 2,000 kalori në ditë dhe nuk ka nevojë ta ndryshojë këtë sasi në 6 muajt e parë të shtatzënisë. Në tremujorin e fundit duhet të shtoni 200 kalori çdo ditë.

Të konsumoni shumë kafeinë:
Kur pini kafe, gjithmonë duhet të mbani mend që kafeina tejkalon placentën dhe hyn në rrjedhën e gjakut të fëmijës suaj. Studimet zbuluan se konsumimi i tepërt dhe i përditshëm i kafeinës mund të ndikojë negativisht në fetus. Kushtojini më shumë vëmendje ushqimit dhe konsumimi i 1 deri në 2 filxhanë kafeje në ditë është brenda normales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat