Për herë të parë në histori: Një burrë në ballinën e revistës së famshme

Life style

Për herë të parë në histori: Një burrë në ballinën e revistës së famshme

Nga: B.S. Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 09:50
Harry Styles

Në ballinën e numrit të dhjetorit të revistës së famshme të modës "Vogue", për herë të parë është vënë fotografia e një mashkulli, dhe bëhet fjalë për Harry Styles-in, ish këngëtarin e grupit "One direction".

Këngëtari i ri kishte veshur një fustan për fotografi dhe deklaroi se "si fëmijë, ai patjetër që i pëlqente fustanet e zbukuruara", dhe se "si i ri ka veshur hula-hp (për shfaqje shkollore)", thekson CNN-i.

Harry Styles, kur grupi u shpërbë dhe e filloi karrierën solo, filloi të tregonte interesim të madh për modën e lartë në 2015 dhe të merrte pjesë në shfaqje mode.

Ai shpesh kishte veshur rroba të pazakonta dhe eksperimentonte me seksualitetin e tij dhe imazhin e një burri të drejtë që ndërtoi në botën e sotme, dhe nuk ka frikë të veshë rroba që tradicionalisht janë të rezervuara për gratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat