Të gjitha të këqijat fillojnë me një mendim

Life style

Të gjitha të këqijat fillojnë me një mendim

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Askush nuk lindi mëkatar. Gabimi, mëkati, rënia, është diçka që vjen gjatë rrugës. Dhe a e dini se si vjen? E dini si fillon gjithçka? Me një mendim.

Të gjitha të këqijat fillojnë me një mendim.

Një mendim që të vjen dhe të troket në derën e mendjes. Dhe ju, në vend që ta lini të godasë, në vend që ta injoroni, filloni një bisedë me të. Ju i jepni rëndësi. Ju në thelb i lini hapësirë që të hyjë.

Dhe me ndrojtje, ky mendim hyn në mendje dhe ju e kultivoni atë dhe ai bëhet më i fortë. Dhe kur të jetë fryrë, kur të ka infektuar tërë mendjen, atëherë rënia është e pashmangshme.

Pra, nëse doni të mbroni veten nga rëniet, gabimet, mëkatet…, kushtojini vëmendje të madhe mendimeve tuaja. Mendimet që ju lejoni të hyjnë në mendjen tuaj.

Sapo ta filloni bisedën me një mendim, dijeni se keni humbur lojën…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat