Shkenca thotë: Fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Life style

Shkenca thotë: Fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:23
Ilustrim

Nëse konsideroni vetën një person inteligjent, atëherë nëna juaj me siguri është një grua e mençur.

Sipas shkencëtarëve, njerëzit inteligjent duhet të falënderojnë nënat e tyre, për mençurinë, pasi që gjenet e nënave të tyre, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në emetimin e inteligjencës tek fëmijët.

Gjenet e babait zakonisht shkojnë tek sistemi limbik, kurse gjenet e nënës shkojnë tek korteksi cerebral.

Përderisa embrioni zhvillohet, qelizat me gjenet e baballarëve zakonisht akumulohen në amigdalën, hipotalamusin, septumin dhe pjesën preoptike të trurit. Këto të gjitha janë përgjegjëse për mbijetesë – ushqim, seks, agresion.

Është interesante që studiuesit nuk kanë gjetur aspak gjene të baballarëve në korteksin cerebral, pjesë kjo e trurit përgjegjëse për shumë funksione të rëndësishme si mendimet, planifikimi, të folurit dhe inteligjenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat