Sa më shumë dashuri jep, aq më shumë merr

Life style

Sa më shumë dashuri jep, aq më shumë merr

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 22:04
Ilustrim

Dorën në zemër, realisht nuk njoh ndonjë njeri i cili nuk dëshiron që ta ketë jetën të mbushur me dashuri. Me qëllim që kjo të ndodhë, duhet të jemi ne të parët që duhet të përpiqemi. Në vend që të presim nga të tjerët për të na siguruar dashurinë që dëshirojmë, duhet të bëhemi ne burim dashurie. Ne duhet të tregojmë dashamirësinë tonë, që të lëmë një shembull për t’u ndjekur nga të tjerët. Pra: “distanca më e shkurtër midis dy pikave është qëllimi”. Kjo padyshim, është e vërtetë në lidhje me jetën e mbushur me dashuri.

Pika e parë ose themeli i një jete të mbushur me dashuri është dëshira dhe vendossh-mëria për të qenë burim dashurie. Sjellja jonë, zgjedhjet që bëjmë, aktet e mirësisë, dhe gatishmëria jonë për të qënë të parët për të ofruar dashuri do të na çojë drejt këtij qëllimi. Herës tjetër kur ta shohësh veten të irrituar për faktin se ndien mungesë dashurie në jetën tënde ose në botë, provo një eksperiment. Harroje botën dhe njerëzit e tjerë për pak minuta. Në vend të saj, shiko thellë brenda zemrës sate. A mund të bëhesh një burim për të dhënë më shumë dashuri?

A mund të mendosh gjëra të bukura, të përzemërta për veten tënde dhe për të tjerët? A mund t’i zgjerosh këto mendime të dashura jo vetëm ndaj atyre që njeh, por edhe ndaj pjesës tjetër të botës, por edhe ndaj njerëzve të cilët mendon se nuk e meritojnë atë? Kur e hap zemrën drejt mundësive për të shfaqur më shumë dashuri, duke e kthyer veten në burim dashurie (në vend që të merrni dashuri), pasi e ke vënë si prioritet parësor, në fakt është një hap i rëndësishëm për të marrë dashurinë që dëshiron.

Gjithashtu do të zbulosh diçka me të vërtetë të mrekullueshme. Sa më shumë dashuri të japësh, aq më shumë dashuri do të marrësh. Ndërsa i kushtoni vëmendje më shumë faktit të bëhesh një person më i dashur, gjë që mund ta kontrollosh, dhe të përqendrohesh më pak të marrësh dashuri, e cila është diçka që nuk mund ta kontrollosh; do të kuptosh se ke shumë dashuri në jetën tënde. Shpejt do të zbulosh një nga sekretet më të mëdha të botës: Dashuria të shpërblen me dashuri kur e shikon Dritën dhe posedon Buzëqeshjen dhe DUKE BUZËQESHUR harron vuajtjet të cilat vijnë të kohëpaskohshme.

Pra, e shikon ti këtë Buzëqeshje të sinqertë që kam sot në fytyrë? Ti do thuash se unë çdo gjë e kam në terezi dhe nuk kam vuajtur ndonjëherë në jetë! Jo, gabohesh! S’ka njeri në botë që nuk vuan, por unë kam ditur që çdo vuajtjeje ta kthej në favorin tim duke buzëqeshur. Kam ditur që të gjitha brengat e mia t’i mposht duke lënë Dashurinë dhe Paqen të më buzëqeshin sërish në shpirt. Kam ditur që të gjitha dyfytyrësitë e njerëzve t’i zbuloj me këtë Buzëqeshje të pastër e të sinqertë që më buron nga thellësia e Shpirtit. Kjo sepse gjithçka që buron nga shpirti dhe bëhet po me shpirt qëndron përtej së mirës dhe së keqes. Pra me buzëqeshje harrojmë brengat dhe fitojmë më të bukurën që e quajmë LUMTURI…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat