Çiftet kryejnë marrëdhënie mesatarisht shtatë herë në muaj, por shumica e tyre nuk dëshiron të diskutojë rreth seksit me partnerin! Ja çfarë zbuloi studimi i fundit

Life style

Çiftet kryejnë marrëdhënie mesatarisht shtatë herë në muaj, por shumica e tyre nuk dëshiron të diskutojë rreth seksit me partnerin! Ja çfarë zbuloi studimi i fundit

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 06:47
Ilustrim

Komunikimi është thelbësor në çdo marrëdhënie, por pavarësisht çifteve që bëjnë seks mesatarisht shtatë herë në muaj, shumë prej tyre nuk ndihen rehat kur flasin për këtë me partnerin.

Një sondazh i 2,000 të rriturve, seksualisht aktivë, zbuloi se një e treta nuk pëlqen të diskutojë hapur me partnerët e tyre  dhe shpesh duhen pesë muaj të tërë para se të marrin iniciativën e parë për këtë, raporton “The Sun”.

Duhet kohë që shumë çifte të ndihen rehat përpara se të diskutojnë në mënyrë aktive për seks, të tilla si dëshirat ose shqetësimet, ndërkohë që të tjerë shprehen se nuk do të diskutojnë kurrë rreth kësaj teme.

Sondazhi, i realizuar nga “Durex”, zbuloi se gati gjysma e të rriturve përjetojnë shqetësime fizike gjatë seksit si rezultat i thatësisë së vaginës, por pak më shumë se një e treta nuk donin të flisnin për këtë, edhe pse është diçka normale.

Lindsay Forbes, nga “Durex”, tha: “Është e rëndësishme të normalizohet biseda dhe gratë duhet të inkurajohen të kërkojnë atë që dëshirojnë ose të reagojnë në momentin që ka diçka që nuk shkon.”

Sondazhi gjithashtu zbuloi se të rriturit janë aq të “etur” për të anashkaluar subjektin e thatësisë së vaginës, sa 27% preferojnë thjesht ta përballojnë atë sesa ta diskutojnë me personin tjetër.

Dhe me gjysmën e të anketuarve që e konsiderojnë seksin si një temë ‘tabu’, kjo i lë të rriturit të ndihen në vështirësi, të zënë ngushtë, duke shmangur komplet temën.

34% e të anketuarve janë më të lirshëm nëse zgjedhin të flasin me miqtë.

Ndërsa 20% flasin me nënën e tyre për përvojën në lidhje me seksin fizikisht të pakëndshëm.

Pothuajse një e katërta e të anketuarve nuk ndihen rehat të flasin hapur për seksin, sepse nuk duan të mërzisin askënd, ndërsa 15% nuk dinin si t’i qaseshin kësaj çështjeje.

Por nuk është vetëm seksi për të cilin njerëzit druhen të flasin, pasi masturbimi (27% ), përdorimi i lodrave të seksit (17% ) ose diskutimi i pornografisë (14% ) gjithashtu shiheshin si tema tabu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat