Ushtrimi i bicepsit për muskul të fortë dhe të formësuar

Life style

Ushtrimi i bicepsit për muskul të fortë dhe të formësuar

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 23:06
Ilustrim

Nëse doni duar të forta dhe të mëdha, atëherë këtë ushtrim duhet ta bëni patjetër…

Të gjithë meshkujt të cilët merren me fitnes dhe shkojnë në palestër duan ta rrisin masën e bicepsëve të tyre.

Një numër i madh i meshkujve dëshiron të ketë duar të mëdha, andaj kjo është arsye përse ushtrimet për biceps janë ndër më të popullarizuarat.

Prandaj, kemi vendosur t’ju tregojmë ushtrimin i cili është shumë efektiv dhe i cili do të bëjë që bicepsët tuaj të rrisin shumë shpejt vëllimin.

Fjala është për ngritjen e peshave të dorës nga stoli i pjerrtë (me të dy duart):

Shtrijuni në stol të pjerrtë dhe parallërat mbështetni në të.

Ngritni peshat e dorës në drejtim të gjoksit në atë mënyrë që do të ngrini vetëm parallërat.

Bëni 6 – 8 përsëritje në 3 – 4 sete dhe pushoni 12 – 15 sekonda midis seteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat