5 të vërteta për jetën që duhet t'i mësosh për tu bërë njëri më i mirë!

Life style

5 të vërteta për jetën që duhet t'i mësosh për tu bërë njëri më i mirë!

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 17:46
Ilustrim

Psikologjia budiste na mëson që të pranojmë dhe përqafojmë pozitivitetin në jetë bashkë me ngjarjet e hidhura si pjesë drejt lumturisë së përjetshme.

Duke mos i pranuar përvojat negative ose emocionet negative, ne sikur e verbojmë vetëm para një realiteti, duke harruar që nuk  mund t’ju rezistojmë gjërave që na vijnë nga Universi. Pra, kjo është e pamundur.

Pra, këtu janë 5 të vërteta brutale rreth jetës që duhet të mësojmë një herë e përgjithmonë.

Nëse do të jesh i lumtur, ti duhet të shohësh realitetin për atë që është!

Nëse do të jesh i lumtur dhe i lirë, ti duhesh të çdo gjë ashtu siç është. Provo të jesh i hapur ndaj mendimeve dhe opinioneve, dhe pranoj ato si gjëra të rëndësishme për rrugën tënde të jetës. Shumë prej nesh provojmë të largojmë emocionet negative dhe të fokusohemi vetëm në ato pozitive, por kjo nuk është rruga e duhur drejtë lumturisë. Ti duhet të përballesh me ndryshimet dhe emocionet me qëllim që të ndihesh komplet i lirë.

Rrënjët e vuajtjeve janë tek ndjenjat e përkohshme

Çdo kush e kërkon lumturinë. Por,lumturia nuk  kërkohet në ndjenja të përkohshme. Lumturia nuk përfshinë ndjenjat momentale të gëzimit, hidhërimit, euforisë. Sepse ato janë të përkohshme. Duke u përqendruar në ndjenja të përkohshme ju prireni të vuani.Kështu që nëse doni të gjeni lumturinë e vërtetë, ju duhet të gjeni lumturinë e brendshme.

 

Shqetësimi është i panevojshëm

Shqetësimi nuk do të të dërgoj askund. Ai nuk mund të të ndihmoj për asgjë në jetë. Thjeshtë do të humbni kohë dhe energji. Sidoqoftë, edhe nëse gjërat në jetën tënde nuk janë si do të doje, ti prapë duhet të jesh i lumtur, për faktin se po përpiqesh ti bësh gjërat më mirë. Sepse, nëse ti nuk qeshë, frymon, dhe jeton secilin moment me pasion, ti nuk do të jesh në gjendje të ndihmosh vetën dhe as dikë tjetër. Ti duhet të jesh i lumtur për secilin moment pa i menduar rrethanat që mund të sjellin më shumë lumturi.

 

Meditimi është rruga që redukton dhimbjet dhe

Meditimi do të të mësoj se gjithçka në jetë fluturon shpejtë, kështu bëjnë edhe ndjenjat. Na mëson të lidhemi me momentin e tanishëm. E tashmja është e vetmja gjë që ekziston.

Ti duhesh të pranosh ndryshimet

Çdo gjë në jetë ndryshon, moti ndryshon, sezonet ndryshojnë, koha ndryshon, ti ndryshon… Ska lidhje ku je ti, çdo gjë rreth teje ndryshon me kohë. Shqetësimet lindin kur ti reziston për ndryshimet. Duke vepruar kështu ti  bie në kundërshtim me ligjet e Universit.

Ti duhet ti pranosh dhe përqafosh ndryshimet nëse do të lësh shpirtin tënd të lirë.Duke i pranuar të gjitha ndryshimet që po ndodhin rreth teje, ti po e lejon vetën tënde të krijoj ndryshime pozitive në jetë, duke u rreshtuar në urtësi dhe energji pozitive.

Bëhu njeri më i mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat