Gratë fillojnë të tradhtojnë tre vite e gjysmë pas martesës! Ja cilat janë pesë arsyet kryesore pse e bëjnë këtë

Life style

Gratë fillojnë të tradhtojnë tre vite e gjysmë pas martesës! Ja cilat janë pesë arsyet kryesore pse e bëjnë këtë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:32
Foto Ilustrim

Janë zbuluar pesë arsyet kryesore pse gratë tradhtojnë. 

Sondazhi i 2,000 njerëzve zbuloi se mërzia ishte arsyeja kryesore që i bënte gratë të mos ishin besnike, e cila ndiqej nga ndarja gjatë izolimit nga Covid-19, raporton “The Sun”.

Gjetjet, nga “IllicitEncounters.com”, zbuluan se bisedat në rrjete sociale me djalin që keni pasur fiksim në të kaluarën, ishin faktori tjetër më i zakonshëm, i ndjekur nga ndryshimi i personave në lidhje.

Përveç këtyre, të qenit i dehur ishte një tjetër arsye pse çiftet i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Ndërkohë, arsyet pse burrat tradhtojnë ishin shumë të ndryshme, ku disa përmendin mungesën e seksit si faktorin kryesor.

Ndarja gjatë izolimit ishte po ashtu e dyta në radhë si arsye edhe nga ana e djemve.

Vendin e tretë e zinin burrat që besonin se ishin shumë të rinj për të qëndruar të fokusuar vetëm në një lidhje.

Vendin e katërt e zinin ata që pëlqenin të qëndronin me një vajzë vetëm për një natë.

Në vendin e pestë ishin burrat që tradhtoheshin nga bashkëshortet e tyre.

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë mashtrojnë për herë të parë tre vjet e gjysmë pasi martohen .

Burrat duket se zgjasin pak më shumë, sepse gënjejnë për herë të parë pas tre vjet e dhjetë muajsh.

Ekspertja e marrëdhënieve seksuale, Jessica Leoni, tha:

“Tradhtia në çifte ka filluar të ndodhë më shpejt krahasuar me vite më parë. Kjo tendencë pritet të përshpejtohet nga Covid-19.

Jeta është shumë e shkurtër për të qëndruar në një marrëdhënie ‘të shurdhër’, ku ka pak bisedë dhe seksi është i njëjtë çdo herë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat