Ke një pulovër të preferuar, por të gërvisht lëkurën? Zgjidhe menjëherë me këtë truk

Life style

Ke një pulovër të preferuar, por të gërvisht lëkurën? Zgjidhe menjëherë me këtë truk

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Një nga problemet e ditëve të ftohta është pikërisht ky

Ti ke shumë dëshirë të strukesh brenda pulovrave të ngrohtë, por të gjitha planet përfundojnë me një ndjenjë kruarjeje, sepse materiali i pulovrës të gërvisht.

Qe si t’i kthesh butësinë trikos së leshtë:

Të duhet vetëm pak balsam flokësh.

Çfarë duhet të bësh?

Merre pulovrin, sigurisht nëse lejohet që të lahet me ujë dhe zhyte në ujë deri sa të laget plotësisht.

Më pas shtrydhe me kujdes.

Apliko një sasi balsami duke e përhapur me duar që të hyjë në fibra.

Lëre gjysmë ore dhe pastaj shpëlaje me ujë të ftohtë. Lëre të thahet mbi një sipërfaqe të sheshtë.

Pse funksionon?

Sepse leshi është thjesht lesh delesh. Ai kërkon vetëm të trajtohet butësisht, si flokët tanë, herë pas here.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat