Pse femrat e kanë të vështirë ti kuptojnë meshkujt?

Life style

Pse femrat e kanë të vështirë ti kuptojnë meshkujt?

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

Shprehija e tyre për të qenë në komjuter gjatë gjithë kohës apo shprehija e mbajtjës së telekomanduesit të TV-së gjatë gjithë kohës në dorë mund t’i çmend femrat. Pse është kështu?

Meshkujt bëjnë 1 milion gjëra që femrat thjesht nuk i kuptojnë

Shprehija e tyre për të qenë në kompjuter gjatë gjithë kohës apo shprehija e mbajtjës së telekomanduesit të TV-së gjatë gjithë kohës në dorë mund t’i çmend femrat. Pse është kështu?

Pse meshkujt u tregojnë femrave çfarë të bëjnë dhe si ta bëjnë?

Detyra kryesore e mashkullit primitiv ishte të shkonte në gjah për ushqim. Mbijetesa e njeriut varej nga aftësia e qëllimit të gjahut nga mashkulli. Kjo është koha kur ai mësoj të vlerësoj suksesin e tij në bazë të efikasitetit të tij dhe aftësisë për të gjetur zgjidhje.

Gjatë kësaj kohe femra zhvilloi trurin për komunikim dhe për të krijuar lidhje emocionale me fëmijët e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Gjatë proçesit të vlerësimit, mashkulli mësoi të zgidhë problemet pa patur ndjenjën që duhet të diskutoj me dikë tjetër. Ferma, në anën tjetër, ka dëshirë që të diskutoj gjërat – ato kanë dëshirë të nxjerrin në shesh brengat dhe ndjenjat e tyre dhe të diskutojnë ato me njerëz të tjerë.

Kështu që, kur femra flet më një mashkull, ai mendon që ajo po i kërkon ndihmë atij për të zgjidhur problemin, ndërsa ajo vetëm se dëshiron t’i shprehë ndjenjat e saj me dikë tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse një mashkull mendon se ai po e shpreh dashurinë e tij ndaj një femre, kurse ajo e kupton reagimin e tij si dëshmi se ai është i paaftë t’a dëgjoj atë.

Pse mashkulli nuk e lëshon nga dora telekomanduesin?

Nëse gjuetari do kthehej tek shkëmbi i tij, ai do të ulej dhe do të shikonte zjarrin. E njejta gjë është dhe me meshkujt e ditës së sotme–ata nuk dëshirojnë të diskutojnë gjërat dhe i harrojnë ato duke shikuar të tjerët.

Nuk është i rastësishëm fakti që meshkujt shikojnë lajmet 6 herë më shumë se femrat. Kur meshkujt kanë në dorë telekomanduesin, nuk është qëllimi i tyre ta kuptojnë se çfarë është duke ndodhur në botë, por ata dëshirojnë të harrojnë problemet që janë duke e brengosur.

Pse ata nuk pyesin për mënyrën e duhur?

Një barsaletë e vjetër e ilustron situatën me meshkujt që nuk e pranojnë “se ju ka humbur rruga në oborr” dhe nuk kërkojnë ndihmë: “Pse duhën 4 million spermatozoidë që të fekondojnë një vezore? Sepse askush nuk dëshiron të pyes për rrugën.”

Kjo e fundit është e lidhur edhe me gjuetarët e lashtë: nëse ata e pranonin se nuk e dinin ku janë, do të pranonin se nuk kanë kapacitet t’i përkasin gjinisë së tyre: sensi i orientimit në një vend.

Pse nuk ju pëlqen shopping-u?

Një mashkull mund të blej 2 kostume, shumë bluze me mëngë të shkurta, këpucë dhe xhaketë për një moment, ndërsa femrës i duhën disa ditë që t’i shikoj të gjitha gjërat para se të blejë 1 gjë të vetme. Evolucioni ka kontribuar që mashkulli të shndërrohët nga një gjuetar i shpejtë dhe efikas në një person që del në shopping.

Dhe femrat veprojnë si paraardhëset e tyre – ato shikonin dhe zgjidhnin gjëra që janë më të ushqyeshme, dhe femrat e sotshme kënaqën duke kërkuar diçka të mrekullueshme.

Pse ata ikin nga përgjegjësitë?

Një mashkull është në gjendje të shfaq pasion të shumtë ndaj klubit të futbollit që ai përkrah, ndërsa nuk është në gjendje të shfaq as gjysmën e këtyre emocioneve femrës që ai e do. Emocionalisht është më lehtë për të të lidhet me një ekip sporti se sa me një femër. Përgjatë historisë, për mashkullin ishte logjike që të kishte mardhënie me më shumë femra.

Nëse ai e përdor këtë si arsye për mos besnikërinë e tij, shpjegoj atij se njeriu dallon nga krijesat tjera bazuar në faktin se truri i tij është i zhvilluar dhe i mundëson të marrë vendime të vetëdijshme se çfarë është e mirë dhe se çfarë është e keqe.

Nga ju vjen nevoja për të pasur të drejtë gjithmonë?

Deri vonë meshkujt janë rritur me ndjenjën se ata duhën të jenë të fortë dhe nuk duhët të tregojnë që janë të ligë duke qarë. Heronjtë e tyre gati gjithnjë janë përshkruar si njerëz të vetëm që janë në gjendje të zgjedhin problemet e tyre. Djemtë rritëm duke besuar se ata do të jenë dështak nëse nuk i zgjedhin problemet e tyre vet.

Pohimi se ai ka bërë ndonjë gabim do të ishte tradhëti për vetveten, për këtë shkak ata e kanë të vështirë të pranojnë se kanë bërë gabim.

Pse meshkujt i tërheqin lojrat?

Shkathtësia e orientimit në hapësirë tek truri i mashkullit është zhvilluar më shumë se tek truri i femrave. Shkathtësia e tyre ose kalkulimi i shpejtësisë, këndvështrimit dhe distancës është më i mirë. Mashkujt tërhiqën nga detyrat që ata “duhet të kryejnë vetë”, atyre ju pëlqen të ndërtojnë aeroplanë, anije, dhe çfarëdo që bëhet me instruksione.

Ndryshimi në mes të djemve dhe burrave është tek çmimi i lodrës së tyre. Çfarë është torturë për femrën është hobi për mashkullin.

Pse nuk e kuptojmë çfarë ka dashur të thotë ai?

Meshkujt mendojnë që femrat nuk fokusohen në esencë të problemit, por vetëm flasin reth e rrotull dhe nuk e thojnë atë që dëshirojnë të thojnë. Për këtë shkak gjithmonë meshkujt duhët ta “përkthejnë” kuptimin e mesazhit që femrat japin.

Truri i femrës është i “trajnuar” që të prodhojë komunikim dhe është i mësuar për komunikim indirekt që të shmang përballjën sy-më-sy. Për këtë arsye nuk ka asnjë problem kur dy femra janë duke biseduar sepse ato flasin gjuhën e njejtë dhe kanë gjestikulaturë të njejtë.

Por nëse një femër dhe një mashkull bisedojnë, biseda e tyre mund të jetë konfuze, përshkak se shpesh ata as nuk e dinë se cili është objektivi i bisedës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat