6 shenja që tregojnë se keni nevojë të pastroni energjinë negative

Life style

6 shenja që tregojnë se keni nevojë të pastroni energjinë negative

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:17
Ilustrim

Kur mendimet tuaja arrijnë të ndikojnë edhe trupin tuaj atëherë duhet ta dini se është koha ta kuptoni se duhet ndryshuar këtë gjë. Kur të zemëroheni  herën tjetër gjeni burimin e zemërimit dhe provoni ta  ktheni këtë situatë në një gjendje pozitive.

Energjia ka një efekt shumëfishues. Nëse jemi me shpirtra të mirë dhe në një gjendje pozitive të mendjes,kemi më shumë gjasa të qëndrojmë në këtë gjendje.

Por e njëjta vlen edhe për energjinë negative. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të ruhemi nga tu përfshirit nga energjia negative.

Ata që janë në një mjedis negative pune ndjejnë tensionin themelor dhe pakënaqësi kolektive që përshkon një grup njerëzish.

Për fat të keq, një cikël negativiteti ndodh pothuajse tek të gjithë.  Më e rëndësishmja është të mësojmë ta pastrojmë këtë energji.

Unik ju sjell 6 shenja që tregojnë se  ka ardhur koha të pastroni vetën nga energjia negative.

Ankesa edhe për problemet më të thjeshta

Disa situata mund të kërkojnë më shumë energji toksike se të tjerat. Vendi i punës është ndoshta mjedisi më i zakonshëm ku ndodhë kjo. Ajo gjithashtu mund të paraqitet në marrëdhënie me të tjerët. Këta njerëz vazhdimisht ankohen. Edhe ju mund të ndikoheni nga ta. Ta themi thjesht, ankuesit ikin energjinë tonë pozitive dhe e zëvendësojnë atë me negativitet. Nëse e gjeni vetën në këtë mes, bëni diçka për të dalë nga kjo situatë.

Zemëroheni lehtë

Kur zemërimi bëhet një emocion i vazhdueshëm, është i dëmshëm për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Stresi i shkaktuar nga ndjenja e zemërimit tejkalon çdo emocion tjetër. Prandaj, është e rëndësishme që të eliminoni ose minimizoni zemërimin.Bëhuni të vetëdijshëm emocionalisht

Ankthi dhe depresioni

Ndjenjat e ankthit dhe depresionit janë ndër dy simptomat më të zakonshme të raportuara në botë. Ndjenja e vazhdueshme e ankthit ose depresionit është një forcë e energjisë negative që duhet të adresohet.Meditoni praktikën e vëmendjes. Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane (ose JAMA) ka botuar një studim  i cili  thekson rëndësinë e meditimit për të trajtuar ankthin dhe depresionin.

Raporte të këqija me të tjerët

Kur ne jemi në një cikël negativ, ndërveprimet normale me njerëzit e tjerë mund të tundohen mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht. Kjo është për shkak se ne jemi shumë të mbyllur dhe nuk I zgjedhim fjalët e duhura kur bisedojmë me të tjerët.

Po e kritikoni vetën shumë

Energjia negative që ju ka përfshirë ju ka bërë shumë vet kritikë. Sigurisht, është mirë të jemi vet kritik, por në masën reale. Po ashtu ju bëheni të tillë edhe kur është fala për të tjerët.

Kur ne kritikojmë në mënyrë aktive veten apo të tjerët, shpesh ndihemi të lehtësuar, por në fakt ne vetëm ushqejmë më shumë energjinë negative.

E keni izoluar vetën

Nëse jeni përfshirë nga energjia negative, po kaloni nëpër një fazë izoluese. Ju po komunikoni shumë pak me të tjerët dhe po ashtu jeni mbyllur në vetvete. Unik rekomandon që të kaloni sa më shumë kohë në shoqëri me njerëzit e tjerë që doni, me qëllim që të riktheni tek vetja ndjesinë pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat