A doni të jetoni 100 vjet? Ja 10 këshilla!

Life style

A doni të jetoni 100 vjet? Ja 10 këshilla!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:21
Ilustrim

Ditëve të sotme njerëzit janë të prirë të konsumojnë vazhdimisht ushqime të përpunuara, të shpejta dhe shumë rrallë konsumojnë ushqime të shëndetshme.

Duke bërë një jetë shumë dinamike, gjithë ditën jashtë shtëpisë, secili detyrohet të konsumojë ushqime të shpejta, të pashëndetshme, të cilat kanë bërë që imuniteti i secilit të dobësohet.

Ata që kanë zgjedhur ushqimin e freskët si vakt kryesor të ditës së tyre dhe ushqime të tjera të shëndetshme tashmë e kanë dëshmuar se jetëgjatësia deri në 100 vjet është e mundur.

Të jetuarit deri në 100 vjet  nuk është gjithmonë i sigurt, por duke ngrënë ushqime të shëndetshme, kryesisht të freskëta, ju mund të jetoni të shëndetshëm dhe pa sëmundje serioze.

Unik sot ka përzgjedhur me kujdes 10 ushqime të cilat sipas studimeve të shumta janë dëshmuar se mund t’ua zgjasin jetën dhe shëndetin.

Mos hani shpesh nëpër restaurant. Përgatit ushqim në shtëpi dhe përdor përbërës të freskët me shumë pak kripë.

Përdorni mish të freskët në vend të atij të përpunuar, sepse mishrat e përpunuar vazhdimisht përmenden si faktorë që shkaktojnë kancerin.

Konsumoni shumë fibra për të përmirësuar tretjen.

Përdor sheqer dhe gjalpë natyrale.

Pini kafe, por reduktoni alkoolin.

Merrni mjaftueshëm proteina dhe shmangni karbohidratet.

Hani tri vakte por mos e teproni.

Mendoni pozitivisht.

Ushtroni shpesh.

Kaloni më shumë kohë me familjen dhe miqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat