Si t’i thuash shoqes së ngushtë që nuk të pëlqen i dashuri i saj?

Life style

Si t’i thuash shoqes së ngushtë që nuk të pëlqen i dashuri i saj?

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:35
Foto Ilustrim

Ndërsa kemi shoqen e ngushtë, ne mendojmë si edhe për veten kur është fjala për të dashurin e saj dhe konsiderata që ka për ty, duhet të të bëjë të kuptosh se ajo e vlerëson mendimin tënd.

Megjithatë, duke u nisur edhe nga situata, ajo që duhet t’i tregosh dhe mënyra se si, paraprakisht duhet të kalojë nëpër disa faza.

Kështu, nëse beson se shoqja jote më e mirë duhet të ketë një partner që ta meritojë, atëherë ja cila është mënyra më e mirë për t’ia treguar këtë:

Bëj pyetje: bëji mikeshës sate disa pyetje me mendje të hapur, thjeshtë për të parë se ҫfarë mendon ajo. Pyete për ndjenjat, si mendon ajo se do të shkojë kjo marrëdhënie, gjërat ‘funny’ që bëjnë së bashku. Duke i bërë pyetje për marrëdhënien e saj, ti kupton disa aspekte të ndryshme që nuk i ka pasur më parë. Sigurohu të mos i bësh pyetjet në mënyrë negative, thjeshtë në një mënyrë të hapur, gjëra për kureshtje.

Ndaj mendime: njerëzit kanë dëshirë t’u referohen të tjerëve, kështu që nëse ndan historitë e të tjerëve për ndonjë të dashur dhe sjelljet e tij me partneren apo edhe histori të ngjashme me të dashurin tënd në të kaluarën, ajo mund të ndihet më rehat për të ndarë mendimet me ty dhe për të treguar disa momente joperfekte nga jeta e saj. Duke e bërë veten të gatshme, do ta ndihmosh atë të ndajë me shumë gjëra me ty.

Prano: tregoji shoqes sate që ti je aty për të, nuk ka rëndësi se si dhe pse. Thjeshtë tregoji që do të kontrollosh se si do të shkojnë gjërat mes tyre dhe je e lumtur nëse gjithҫka është në rrugën e duhur. Mos bëj shumë presion në bisedë, thjeshtë lëri asaj të kuptojë që ti je e lumtur të dëgjosh për jetën e saj.

Lëre: lëre bisedën të përfundojë. Ti nuk do asnjëherë të dukesh sikur po merresh me thashetheme. Nëse e përfundon bisedën natyrshëm, mikesha jote do të mendojë se gjithҫka po thua është e natyrshme dhe origjinale.

Prite: nëse mikesha jote do që të flasë më shumë, ajo e di që ti je aty për të. Duke e ditur që ju të dyja keni një marrëdhënie të ngushtë, ajo do të rikthehet për të folur me ty kur të jetë gati.

Fol: nëse ju të dyja jeni shpesh në fazën që flisni shumë për marrëdhënien e saj me të dashurin, por ajo nuk po sillet siҫ duhet, është momenti që t’i tregosh se mund ta bëjë këtë gjë edhe më mirë. Sigurohu që frazat e tua të jenë të tipit “Po kërkoj gjënë më të mirë për ty” një mënyrë që t’i tregosh asaj se vërtet do më të mirën.

Thjeshtë mos harro se janë disa marrëdhënie “sekrete” – ato që ti nuk e di dhe nuk e merr vesh kurrë marrëdhënien mes një ҫifti, kështu nëse shoqja jote nuk lëviz të të tregojë se si është puna, kryqëzo duart që gjërat mes tyre të shkojnë mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat