Përse duhet t’i lyeni dritaret me llak të thonjve, madje sa më shpejt?

Life style

Përse duhet t’i lyeni dritaret me llak të thonjve, madje sa më shpejt?

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:09
Foto Ilustrim

Si t’i rregulloni rrjetat tuaja kundër mushkonjave?

Ju nevojitet:

– Llak i tejdukshëm i thonjve (nuk ka rëndësi çfarë brendi është dhe çfarë çmimi ka, mundeni t’i përdorni ata më të lirët)
– Brusha e vogël
– Tharësja e flokëve.

Procedura:

1. Pastroni me sapun apo me ujë zonën rreth vrimave dhe pastaj thajeni. Kini kujdes që të mos ketë ndyrësi dhe insekte të ngordhura në skajet e pëlcitura të rrjetës. Pas pastrimit thajeni sipërfaqen me tharëse flokësh.

2. Duke përdorur brushën e vogël qitni një shtresë llaku të thonjve madje drejtpërdrejt mbi vrima dhe në zonë përreth tyre.

3. Lëreni llakun të thahet. Për proces më të shpejtë të tharjes, përdoreni tharësen e flokëve.

4. Kur shtresa e parë të thahet, lyejeni edhe njëherë me një shtresë llaku të thonjve. Sërish thajeni me tharëse.

5. Kur rrjeta të jetë e tharë plotësisht, vendoseni sërish në ramin e dritares. Provojeni, me siguri do të ketë efekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat