Lulja e sinqeritetit: Ciklaminët duan një dhomë më të freskët dhe një dritare me pamje nga veriu

Life style

Lulja e sinqeritetit: Ciklaminët duan një dhomë më të freskët dhe një dritare me pamje nga veriu

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 00:57
Ciklaminët nuk përballojnë hapësirat shumë të nxehta me ajër të thatë

Më së miri është t’i mbani në hapësira të cilat nuk ngrohen, në të cilat temperatura është prej 10 deri në 15 gradë Celsius.

Kanë nevojë për shumë dritë, por jo edhe për diell të drejtpërdrejtë. Ideale u është pozicioni lindor apo verior.

Ciklamini (Cyclamen europaeum) i kuruar mirë mund të lulëzojë vazhdimisht deri në muajin mars. Gjatë asaj kohe fletët e vyshkura duhet hequr.

Image

Gjatë kohës së lulëzimit kanë nevojë për ushqim të rregullt një herë në javë. Natyrshëm pushojnë të rriten në pranverë, andaj duhet pakësuar ujitjen.

Kanë nevojë për një periudhë qetësimi prej rreth një muaji, derisa fletët të thahen. Kur të kalojë rreziku nga acari, përafërsisht në maj, mund t’i vendosni në kopsht, ballkon dhe mos i ujitni deri nga mesi i verës.

Kur fillojnë të zhvillojnë fletë të reja, qepujkat duhet rimbjellë dhe mbajtur në vend të freskët dhe me dritë duke i ujitur rregullisht.

Para acarit duhet zhvendosur në hapësirë jo të ngrohur.

Image

Ciklamini njihet si lule shëruese e shpirtit, bima e Zanave dhe Nimfave.

Për shkak të ngjyrës, bukurisë dhe energjisë pozitive që kjo lule përcjell, ciklamini të qetëson mendjen dhe shpirtin, ndaj këshillohet të mos mungojë në shtëpitë tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat