9 fjali që mund të shkatërrojnë lidhjen tuaj

Life style

9 fjali që mund të shkatërrojnë lidhjen tuaj

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:19
Ilustrim

Psikologët shpesh na rekomandojnë që të numërojmë deri në 10 para se të themi diçka gjatë një argumenti. Sepse ndonjëherë fjalët mund të lëndojnë më shumë se veprimet.

Kështu që ne në Unik Portal jemi munduar të zgjedhim disa fraza që nuk duhet ti thoni kurrë në një lidhje, dhe që mund të lëndojnë personin tuaj të dashur. Hidhini një sy, këto mund të ju shpëtojnë lidhjen tuaj një ditë!

9 fjali që mund të shkatërrojnë lidhjen tuaj.

Ju nuk duhet të thoni këto fjali:

1. Bëj çfarë të duash!

2. Nuk dua të flas me ty.

3. Asgjë kurrë nuk është e lehtë me ty.

4. Ti kurrë nuk bën punët e shtëpisë!

5. Ti e bëre atë me qëllim që të më lëndosh mua.

6. Nëse nuk do të mbash dietë, kurrë nuk do të humbasësh peshë.

7. Unë të tregova se kjo do të ndodhë!

8. Ti gjithmonë i humbë gjërat.

9. Kujt I duhesh tjetër pos meje?

Por thoni këto:

1. Është e rëndësishme që ne të vendosim se çfarë të bëjmë së bashku.

2. Le të flasim për këtë më vonë.

3. Më lëndon kur më flet ashtu!

4. Unë nuk mund të bëj të gjitha punët e shtëpisë pa ndihmën tënde.

5. Ishte një aksident. E di që nuk doje të më lëndoje.

6. Humbja e peshës është e vështirë, por unë e di që mund ta bësh.

7. Herën tjetër do të provojmë diçka tjetër.

8. Le të mendojmë se si mund ta rregullojmë situatën.

9. Ti je më i miri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat