Po kaloni një krizë ekonomike? Ja si mund ta përballoni

Life style

Po kaloni një krizë ekonomike? Ja si mund ta përballoni

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Përmirësimi i gjendjes sonë financiare në përgjithësi na bën që të jemi më të lumtur dhe më të qetë përballë shpenzimeve të paplanifikuara. Përveç kësaj, në këto kohë janë të paktë ata persona që mund të harxhojnë fitimet e tyre të fituara me shumë vështirësi të mëdha. Ja pra disa pika ku mund të mbështeteni për të kursyer, duke përzgjedhur ato të cilat ju përshtaten.

Blini gjëra të përdorura

Ka shumë gjëra që nuk ia vlen të blihen të reja. Për shembull, në çdo qytet ka dyqane që shesin libra të përdorur në gjendje të shkëlqyer dhe me çmime të ulëta. E njëjta gjë vlen edhe për disqet dhe madje edhe për mobiliet që mund të blihen në tregjet me gjëra të përdorura, kjo në qoftë se në përgjithësi pëlqeni gjëra të vjetra (vintage). Po kështu mund të veproni edhe me disa veshje.

Bëni gjimnastikë në kushtet e shtëpisë

Mund ta zëvendësoni palestrën me një vrap në ajër të pastër ose të blini një biçikletë stërvitjeje që mund t’ju kushtojë sa një abonim në një qendër sportive, por që atë mund ta përdorni për shumë vite.

Paguani me para të gatshme

Një kartë krediti është thikë me dy tehe për ata që kanë tendencë që të mos e kontrollojnë veten e tyre përballë një kulete të re firmato. Pagesa me para në dorë, edhe për shpenzimet për një darkë jashtë, e bën pagesën më të “vërtetë” dhe gjithashtu kjo gjë u lejon që të bëni një monitorim më të saktë të llogarisë suaj.

Mos i lini “pas dore” ushtrimet fizike

Kujdesi dhe kurimi i trupit nëpërmjet ushtrimeve fizike është mënyra më e mirë për të evituar shpesh shpenzimet mjekësore dhe farmaceutike.

Thojuni “Jo” blerjeve impulsive

Një taktikë e mirë për të mos blerë gjëra të panevojshme dhe që nuk na pëlqejnë në të vërtetë qëndron në faktin e të rezistuarit të të shpenzuarit me impuls. Ideale është që të shkruani ose të memorizoni objektin e dëshirës suaj dhe më pas të prisni të kalojë një muaj përpara se të bëni blerje. Në këtë mënyrë, impulsi për të blerë do t’ju ketë kaluar, duke ju lejuar të vendosni me qetësi dhe me racionalitet.

Qëndroni më shumë në shtëpi

Nëse qëndroni gjithë ditën jashtë është shumë më e lehtë për të shpenzuar: një kafe, një mëngjes në një qendër komerciale, një kuti me ëmbëlsira për në shtëpi etj. Ndërkohë, nëse qëndroni në shtëpi, portofoli qëndron përgjithësisht i mbyllur në një sirtar.

Gatuani dhe hani në shtëpi

Shpesh ideja për të gatuar, për të shtruar tavolinën, për të larë enët rezulton e padurueshme pas një dite të lodhshme pune për shumë njerëz, të cilët zgjedhin të hanë jashtë pica apo ndonjë panine. Por ngrënia në shtëpi do të thotë të ushqeheni në mënyrë më të shëndetshme dhe më pak të kushtueshme.

Mbani një buxhet

Për të shmangur dorëlëshuarësinë tuaj është shumë e rëndësishme të bëni një lloj buxheti për shpenzimet që do të ndërmerrni. Për shembull, të ndani disa lekë mënjanë për shpenzimet personale, për bukurinë, veshjet, daljet etj. Pra planifikojini mirë shpenzimet që do të bëni.

Jepni dhe merrni hua

Nëse e shihni se nuk i përdorni më gjërat tuaja, ua ofroni ato miqve tuaj. Në të njëjtën kohë, ata do të bëjnë të njëjtën gjë me ju, nëse do të kenë rastin. Ja pra ku u gjend zgjidhja e dëshirës suaj për të pasur për shembull një aksesor të ri kur të dilni ndonjë mbrëmje të rëndësishme.

Thjeshtojeni shtëpinë tuaj

Bëjini një pastrim me themel shtëpisë suaj dhe hiqni nga dhomat të gjitha gjërat e panevojshme. Më pas ju do të kuptoni se sa çliruese do të jetë të jetoni me gjërat e pakta që i përdorni vërtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat