“Më përzuri nga shtëpia jonë dhe po bashkëjeton në të me një djalë të ri”- 33-vjeçari tregon se si ngeli ‘trokë’ dhe u mashtrua nga e dashura për tetë vite

Life style

“Më përzuri nga shtëpia jonë dhe po bashkëjeton në të me një djalë të ri”- 33-vjeçari tregon se si ngeli ‘trokë’ dhe u mashtrua nga e dashura për tetë vite

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Ilustrim

“E dashura më ka përzënë nga shtëpia, të cilën e bleva për të dy me të gjitha kursimet që kisha, teksa tani po bashkëjeton në të me një djalë tjetër!”- kështu e nis rrëfimin për “Dear Deidre” të “The Sun” një djalë 33-vjeçar.

“Ajo dhe i dashuri i ri i saj do t’i kalojnë Krishtlindjet në mes të luksit, ndërsa unë nuk kam më asgjë. Unë merrem me IT dhe kam një pagë të lartë.

Kam tetë vite që jetoj një marrëdhënie me këtë vajzë dhe shpenzova të gjitha paratë e mbledhura ndër vite në një shtëpi, të cilën e bleva për ne. Unë jam 33 vjeç, ndërsa ajo është 32.

Meqënëse pjesën më të madhe të kohës e kaloja jashtë nga puna, i dhashë para për të blerë çdo gjë që nevojitej për shtëpinë.

Unë i besova asaj plotësisht, prandaj asgjë nuk është në emrin tim.

U ktheva në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij muaji, kur pashë që ajo më kishte nxjerrë çdo gjë jashtë me disa valixhe, teksa po shijonte qëndrimit krah atij djalit të ri.

Do të më duhet ta rindërtoj jetën nga e para”.

Ndërkohë, “Dear Deidre” i përgjigjet kështu:

“Veprimi që e dashura juaj ka bërë është shumë i turpshëm. Është për të ardhur keq që keni qenë kaq naiv që i keni besuar kaq shumë.

Kontaktoni organet përkatëse për të parë nëse mund të rimerrni një pjesë të pasurisë suaj.

Të paktën, vazhdoni ende të merrni një pagë dhe këtu mund të nxirrni një mësim të mirë.

Ju duhet të investoni sa më shumë emocionalisht në një marrëdhënie dhe jo financiarisht.

Dashuria në distancë është gjithmonë një sfidë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat