Kush thotë se duhet të kaloni disa orë për një grim të qëndrueshëm?

Life style

Kush thotë se duhet të kaloni disa orë për një grim të qëndrueshëm?

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:14
Foto Ilustrim

KORREKTORI

A plikimi i duhur i korrektorit mund t'jua shpëtojë ditën. Në vend se t'i ndiqni këshillat shumë të vjetra dhe ta aplikoni ngadalë pikë pas pike, aplikojeni në sasi më të madhe dhe me të vizatojeni formën e trekëndëshit. Pas aplikimit. Mbi të qitni pudër dhe fytyra do t'ju gjallërohet. 

'SMOKEY EYE'

Për një 'smokey eye' të përkryer nuk keni nevojë për më shumë se 5 minuta. E merrni tushin ose lapsin për sy dhe vizatojeni një 'hashtag' (#) të pjerrët në skajet e jashtme të kapakut. Më pas me hije i zbutni linjat deri kur të shkrihen në një nuancë dhe kjo është e tëra!  

KRAHËT NË KAPAKË

Vizatimi i një linje pak më të gjatë në kapak, sikur krah, duket si një gjë goxha e vështirë. Por, në fakt nuk është. Krejt për çfarë keni nevojë janë disa minuta dhe një shirit ngjitës. E ngjitni një pjesë të shiritit ngjitës përgjatë skajit të kapakut duke e lënë një milimetër mes shiritit dhe linjës së qerpikëve. Më pas e aplikoni tushin për sy, duke u kujdesur që në këndin e brendshëm të syrit linja të jetë më e hollë, e në të jashtmin më e gjerë. Më pas e hiqni shiritin dhe linja në kapakë do të jetë e rregullt. Aplikojeni edhe maskarën dhe sytë tuaj do të duken të përkryer.

TUSHI OSE LAPSI I BARDHË

Tushi ose lapsi i bardhë mund t'ju ndihmojë që t'i theksoni sytë e vegjël ose të varur. Përdoreni lapsin e bardhë në këndet e brendshme të syrit në mënyrë që ta hapni atë. Në kënd e vizatoni formën e shkronjës V dhe ngadalë i barazoni skajet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat