Si të jesh e bukur edhe pas stresit të festave

Life style

Si të jesh e bukur edhe pas stresit të festave

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Foto Ilustrim

Gjatë festave ka shumë gjëra për të bërë dhe si pasoje ndjeheni të lodhura dhe të stresuara, ja disa këshilla si të merrni veten për t’u dukur të freskëta dhe të relaksuara. Të presësh miq, të gatuani, të pastroni, të bëni dhurata, të zbaviteni, kërceni…sa shumë gjera bëhen gjatë festave! Janë shumë dhe me pas përfundojmë duke e parë veten para pasqyrës të lodhur dhe me stres. Ja çfarë duhet të bëni për t’u dukur më të bukura dhe të relaksuara edhe pas festave.

– B12: Mendoni se do të konsumoni shumë alkool gjatë festave. Për të rikuperuar hidratimin që kjo gjë do t’u shkaktojë merrni vitaminën B12 ose vaj peshku dhe do të dukeni më të freskëta.

– Jastëk dysh: Ndihmoni trupin duke e mbajtur kokën pak më të ngritur për të larguar lëngjet dhe si pasojë evitoni efektin e fryrjes përreth syve.

– Çaji jeshil: Për të evituar fryrjen e qeskave të syve vini dy bustina çaj në mëngjes dhe lërini të reagojnë për disa minuta.

– Korrektori: Është i domosdoshëm gjatë ditëve te festave. Duhet ta shtrini me kujdes për të fshehur qeskat e syve dhe fryrjet.

– BB Cream: Lëreni mënjane fondotinten, nëse lëkura e dehidratuar nuk do të arrijë ta thithë siç duhet. Më mirë nëse përdorni BB Cream i cili ka dhe përbërës hidratues.

– Diçka bezhe: Para se të vini penelin klasik të zi apo gri të erret kaloni me parë një vijë bezhe i cili do tu fal shkëlqim.

– Shkëlqyes prej kremi: Duhet të jetë në ngjyrat rozë, vëreni pak në faqe, pak në majën e hundës dhe pak në ballë!

– Make up për sytë: Nuk duhet të tërhiqni vëmendjen pikërisht aty ku fokusohen më shumë shenjat e lodhjes. Zgjidhni një make up të lehtë.

– Këmbëngulni me bukëkuqin: Janë pikërisht buzët që duhet të vini theksin. Një buzëkuq i bukur do t’u ndihmojë të dukeni shumë mirë.

– Topuzi: Mblidhni flokët, është mënyra më e mirë për të pasur një pamje të rregullt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat