Sipas ekspertëve dasmat do të jenë më të shtrenjta në dy vitet e ardhshme

Life style

Sipas ekspertëve dasmat do të jenë më të shtrenjta në dy vitet e ardhshme

Më: 11 janar 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Ka shumë arsye që kostot e dasmës mund të rriten gjatë dy viteve të ardhshme, por dy arsyet kryesore janë rezultatet e ndikimit të Coronavirusit në industrinë e dasmave.

Mijëra çifte anuluan dasmat e tyre mes pandemisë, duke i planifikuar për 2021 dhe 2022. Këto anulime lanë punëtorët e industrisë – si planifikuesit e dasmave, vendet, luleshitës dhe furnizuesit e ushqimit – pa burime të të ardhurave.

Ndërsa shitësit përpiqen të tërhiqen nga vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga të qenit kryesisht pa punë për një vit, shumë prej tyre po rrisin tarifat e tyre, tha Valentina Ring, një planifikuese e dasmave me bazë në Mretërinë e Bashkuar, për Insider.

Në të njëjtën kohë, numri i lartë i çifteve që planifikuan dasmat e tyre do të thotë se do të ketë më shumë dasma se kurrë më 2021-tën dhe 2022-tën.

Për të përmbushur kërkesën në rritje, shitësit do të kenë nevojë për më shumë staf, të cilat gjithashtu mund t’i cojë në rritje tarifash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat